​Vetëvendosja me rezolutë kërkon shfuqizimin e vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion

Aktuale

​Vetëvendosja me rezolutë kërkon shfuqizimin e vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar një varg kritikash për kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me vendimin e tij për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës. Grupi Parlamentar i partisë së Albin Kurtit në interpelancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar që ekzekutivi të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion dhe mos pengojë punën e së njëjtës.

Inicuesja e interpelancës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se me këtë vendim, qeveria ka treguar se po tenton të pengojë luftimin e korrupsionit.

Mulhaxha-Kollçaku: Ky vendim tregon se po tentohet të pengohet luftimi i korrupsionit

“Vendimi për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës në radhë të parë dërgon sinjal që luftimi i korrupsionit, jo vetëm që nuk është prioritet, por po tentohet të pengohet në tërësi. Ky vendim i dëmshëm i shërben mirëmbajtjes së sistemit korrupitv të ushqyer nga të gjitha qeveritë para qeverisë Kurti”, u shpreh deputetja opozitare.

Ajo renditi dhe tri pikat e rezolutës që presin të votohet nga të zgjedhurit e popullit.

Mulhaxha-Kollçaku: Të shfuqizohet vendimi për shuarjen e task-forcës antikorrupsion

“Kuvendi kërkon të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës. Nën dy, Kuvendi i Kosovës kërkon të mos pengojë punën e Task-forcës brenda Policisë së Kosovës dhe nën tre, Kuvendi dënon çfarëdo presioni apo ndikimi që ushtrohet mbi punën e policisë dhe sistemit të drejtësisë që kanë për qëllim pengimin e luftimit të korrupsionit”, tha ajo.

Deputetja opozitare pyeti kryeministrin se nëse subjektet e hetimit të Task-forcës, e kanë nxitur të marrë vendim për shuarjen e së njëjtës.

Mulhaxha-Kollçaku: A ishin subjektet e hetimit ato që iu shtynë drejtë vendimit për shuarje të Task-forcës

“Partia e kryeministrit ka qenë në pushtet një kohë të gjatë prej vitit 2010 kur e ishte e themeluar kjo task-forcë. Prandaj cila është arsyeja që nuk e morët këtë vendim, e patët kryeministrin dhe ju ishin vet ministër i asaj qeverie. Mos ishin subjektet e hetimit ato që iu shtynë drejtë shuarjes, apo ndoshta kryeministri ka filluar të besoj fjalëve të veta se korrupsioni është zhdukur”, tha ajo.

Ndërkaq thuri lavde për ish qeverinë Kurti për luftimin e korrupsionit.

Mulhaxha-Kollçaku: Vetëm qeverisja e LVV-së zgjidh problemin e korrupsionit

“Ballafaqimi dhe zgjidhja e problemit të korrupsionit, problem ky që e ka shkaktar klubin e stërvjetruar politik është e vetmja mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik. Pra tani është dëshmuar që vetëm qeverisje LVV-së mund të zgjidh dhe ballafaqohet me ketë problem”, tha ajo.

Interpelanca e kryeministrit Hoti është duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat