Haxhi Avdyli: Mustafa çdo ditë thotë presidenti i takon PDK-së, këtë gjë as ata vet se thonë

Aktuale

Haxhi Avdyli: Mustafa çdo ditë thotë presidenti i takon PDK-së, këtë gjë as ata vet se thonë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:16
Haxhi Avdyli dhe Isa Mustafa

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë që presidenti i takon PDK’së, edhe pse këtë gjë s’e thonë as vet PDK’ja.

“Kryetari i LDK’së cdo ditë thotë se presidenti i takon PDK’së. Këtë gjë s’e thotë as vet PDK’ja”, është shprehur Avdyli.

 “Ndërkohë, PDK’ja çdo ditë e kritikon qeverinë e tij duke e etiketuar me lloj-lloj emrash. Kemi dëgjuar kanddiat për president. Por, të thuhet presidenti i takon PDK’së, këtë e bën vec kryetari i LDK’së”, ka thënë Avdyli.

“Probleme personale nuk kemi, janë probleme politike. Në disa raste ka bërë gabime trshanike në politike edhe pse disa e konsiderojnë si njeri që ka një politikë të thellë por ajo politikë e nëntavolinave nuk është ajo aktuale”, tha Avdyli në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Për ta dëmtuar LDK’në e kam parë më 2013 në garën për Prishtinën. Derisa ne ishim  duke u përgatit për zgjedhje të përgjithshme ai hyn edhe për një mandat, derisa ne lobojshim që ne ai të bëhej kryeministër. Kishim kandidatura të mira për Prishtinë, derisa ai hyri dhe e humbi Prishtinën”, shtoi ai.

“Pëmes makinacioneve, akrobacioneve të ndryshme politike në tavolinë, ai po mundohet që të arrijë qëllimet e veta edhe duke shkelur premtimet që i kemi dhënë”, theksoi Avdyli.

“Është shumë normale të thuhet: po, ne i kemi këta partnerë. Por të thuhet se ne nuk bëjmë kurrë me një parti, ne pa u zbardhë vrasjet politike s’bëjmë me këtë parti, pa e bërë këtë e atë e njëjtën kohë nëntavolinë, prapa perdeve të vazhdohet me këtë, dikush duhet t’i thotë stop kësaj pune”, tha Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat