Mike Spath, heroi i Koshares operohet sërish për plagët e luftës

Aktuale

Mike Spath, heroi i Koshares operohet sërish për plagët e luftës

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:56
Mike Spath

Heroi i luftës së UÇK në Koshare, Michael Valter Spath, është operuar për plagët që i ka marrë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Snajperisti amerikano-gjerman ia ka dalë me sukses operimit, sipas njoftimit që bëri Hisen Berisha, bashkëluftëtar i tij.

“Në orët e vona, nën përkujdesin e mjekut kirurg Dr. Astrit Hamza dhe ekipit të tij asistues, ia doli me sukses operimit, Heroi i luftës së UÇK në Koshare, RENGER Michael Valter Spath. I fortë dhe i durueshëm si në ditët kur u plagos disa herë e rëndë në front, ashtu edhe tani kur i duhet t’i trajtojë kohë pas kohe, ato plagë që nuk rendin t’ia kujtojnë se janë aktive”, ka shkruar Berisha.

Image

“Zoti e bekoftë bashkëluftëtarin tonë dhe vëllanë e armës, tashmë “kosovarin” me shtetësi që e mbanë me krenari dhe laureatin e çmimit presidencial të lirisë, Mike Spath-“frenky”. Urojmë të ketë shërim stabil. Një falënderim i veçantë për Dr. Astrit Hamzen dhe stafin e tij asistues si dhe personelin tjetër mjekësorë që po kujdesen për të”.

Spath plagët i mori nga shpërthimi i një mine gjatë luftës dhe çdo ditë, edhe pas 21 vjetëve, vazhdon t’i trajtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat