Gani Geci ka shpërndarë një artikull të gazetës “Bota sot” të realizuar 18 vite më parë – ka disa fjalë edhe për gazetarin

Aktuale

Gani Geci ka shpërndarë një artikull të gazetës “Bota sot” të realizuar 18 vite më parë – ka disa fjalë edhe për gazetarin

Nga: N. H Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:47
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i cili ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së, dhe njëashtu ndër bashkëluftëtarët e parë të Adem Jasharit, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një artikull të realizuar 18 vite më parë në gazetën “Bota sot”, nga gazetari i luftës Maxhun Smajli.

Geci shkruan se shkrimi të cilin e ka publikuar, të vërtetën e pa kontestuar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-deputeti ka fjalë të mira edhe për gazetarin e “Bota sot”, për të cilin thotë se ishte ndër të paktët që kishte guximin të thoshte të vërtetën.

Ja shkrimi i Gecit:

Ky shkrim i gazetarit të luftës Maxhun Ismajli pasqyron të vërtetën e pa kontestuar të luftës.

Botuar para 18 vitesh gazetari Maxhun Ismajli ishte ndër të paktët që kishte guximin të thoshte të vërtetën që edhe vet e kishte pa me sytë e tij e kishte fotografuar dhe faktuar me shënime dhe fotografi autoktone për luftën.

E falënderoj Maxhun Ismajlin i cili ka botuar edhe disa libra e fotografi për luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat