Deputeti i LVV-së reagon pas rritjes së rasteve me Covid-19: Qeveri e papërgjegjshme me masa jo adekuate

Aktuale

Deputeti i LVV-së reagon pas rritjes së rasteve me Covid-19: Qeveri e papërgjegjshme me masa jo adekuate

Nga: A.Morina Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:06
Fitim Uka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar pas rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Uka në një postim në rrjetin social facebook tha se numri i vdekjeve është shqetësues, ndërkaq, masat e marra nga kjo qeveri e papërgjeshme janë jo-adekuate.

"Masa që kanë hyrë në fuqi nga mbrëmë, janë rezultat i dështimit në menaxhimin e pandemisë deri më tash dhe në veçanti dështimit në realizimin e premtimeve të qeverisë koti, sikurse ishin testimi masiv, sigurimi i vaksinës kundër gripit sezonal, ndërtimi i sptialit anti-covid dhe shumë premtime të tjera", deklaroi Uka, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Numri i të infektuarve në Kosovë nga COVID-19 është jashtëzakonisht i madh, por numri i vdekjeve është edhe më shqetësues. Ndërkaq, masat e marra nga kjo qeveri e papwrgjeshme janë jo-adekuate.

E para, masa që kanë hyrë në fuqi nga mbrëmë, janë rezultat i dështimit në menaxhimin e pandemisë deri më tash dhe në veçanti dështimit në realizimin e premtimeve të qeverisë koti, sikurse ishin testimi masiv, sigurimi i vaksinës kundër gripit sezonal, ndërtimi i sptialit anti-covid dhe shumë premtime të tjera. Pra, ky është reagim i vonshëm për të adresuar dështimet që kanë ndodhur më herët.

E dyta, sistemi i ngjyrave dhe kategorizimeve i rrezikshmërisë sipas numrit të të infektuarëve është krejt i pasaktë dhe i pakuptimtë. Përderisa për testimin pritet deri në 2-3 ditë dhe për rezultatet deri në 3-4 ditë, zonat skuqen e gjelbrohen por pa treguar situatën reale. Në zonat që janë në të verdhë sot, mund të ketë më shumë të infektuar se sa në një zonë tjetër në të kuqe, por këtë e kuptojmë 1 javë më vonë.

Prandaj, vazhdoj me lutjen për qytetarët që të mbajnë distancën dhe të shtojnë kujdesin, se kjo qeveri jo vetëm që ka humbur numrat e mbështetjen qytetare, por e ka humbur edhe rrugën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat