Gjinovci: Konferenca e Kurtit dëshmi që ndërhyrja e politikës në drejtësi nuk dallon te asnjë parti

Aktuale

Gjinovci: Konferenca e Kurtit dëshmi që ndërhyrja e politikës në drejtësi nuk dallon te asnjë parti

Nga: A.Z Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:19
Albin Kurti

Analistii Rron Gjinovci përmes një positmi në Facebook, Konferencën e sotme të Kurtit e ka quajtur qershi mbi tortë të dëshmisë që ndërhyrja e politikës në drejtësi në Kosovë nuk dallon te asnjë parti.

Më tej ka shtuar se sot ishte dëshmia e fundi dhe e madhe për bashkësinë ndërkombëtare që Kosova nuk e ka asnjë faktor të brendshëm të gatshëm për zbatim të paanshëm të drejtësisë.

Po ashtu, dëshmi që në Kosovë nuk ka pasë dhe nuk ka kushte që gjykimet për luftë të mbaheshin apo mbahen në Kosovë.

“Njëkohësisht dëshmi që në Kosovë nuk ka pasë dhe nuk ka kushte që gjykimet për luftën të mbaheshin apo mbahen në Kosovë, pra jeni ka e vërtetoni pohimin serb e rus e dashakeq të cilitdo ndërkombëtar, që Kosova nuk është në gjendje me sjellë drejtësi, e si rrjedhim i mungon përbërësi kryesor i shtetit”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Konferenca e sotme e Kurtit është qershia mbi tortë e dëshmisë që ndërhyrja e politikës në drejtësi në Kosovë nuk dallon te asnjë parti. Për 2 javë rresht në mënyrë intensive është sulmu një pjesë e pushtetit të tretë të Kosovës, atij të drejtësisë, të vendosun përmes amandamenteve të Kushtetutës nga 2/3 e deputetëve, që njihet si Gjykata Speciale. (Ende smuj me e kuptu pse njerëzit e shohin këtë Gjykatë si të huajën, kur ajo është e përcaktume në Kushtetutën tone.) Pra, politika dhe jo veç politika, hapur, ndërhyni në sistemin gjyqësor pa as ma të voglin kujdes për këtë ndërhyrje. E sot, kulmoi me kryetarin e partisë ma të madhe në vend që dul si analist i shkresave të prokurorisë . (Sa për shënim: një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime.)

Sot ke sulmi i fundit i madh mbi pavarësinë e gjyqësorit, mbi ndarjen e pushteteve. Po ashtu, dëshmia e fundit e madhe për bashkësinë ndërkombëtare që Kosova nuk e ka asnjë faktor të brendshëm të gatshëm për zbatim të paanshëm të drejtësisë. Njëkohësisht dëshmi që në Kosovë nuk ka pasë dhe nuk ka kushte që gjykimet për luftën të mbaheshin apo mbahen në Kosovë, pra jeni ka e vërtetoni pohimin serb e rus e dashakeq të cilitdo ndërkombëtar, që Kosova nuk është në gjendje me sjellë drejtësi, e si rrjedhim i mungon përbërësi kryesor i shtetit.

Ishalla merrni vota e pushtet krejt e ishalla knaqni bashkë, po ku doni me e marrë atë të shkretë, se n'vazhdofshi kshtu, Kosovën kena me ua lëshu masivisht. Hajeni, nashta nalni najher.

Liria ka emër, e Vërteta është emri i saj. Veç e vërteta na bën të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat