Nitaj: Nëse presidenti nuk do të zgjedhet brenda dy muajve të ardhshëm, vendi mund të shkojë në krizë kushtetuese

Aktuale

Nitaj: Nëse presidenti nuk do të zgjedhet brenda dy muajve të ardhshëm, vendi mund të shkojë në krizë kushtetuese

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:19
Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj nga AAK, ka thënë se nëse nuk zgjedhet presidenti i vendit brenda dy mujave, atëherë Kosova mund të shkojë në krizë kushtetuese.

Ai ka sqaruar rrethanat për zgjedhjen e presindetit dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, vendi do të mbetej pa President, pa Qeveri dhe pa Kuvend.

Postimi në Facebook:

Nëse presidenti i Kosovës nuk do të zgjedhet brenda dy muajve të ardhshëm, Vendi mund të shkojë në krizë kushtetuese.

Edhe sikur si sot dy muaj të shpallëshin zgjedhjet, kjo si pasojë e dështimit eventual të zgjedhjes së presidentit, ato nuk do të mund të mbaheshin para 45 ditëve, që i bie 4 muaj të mandatit të Ushtruesës së detyrës së Presidentit.

Poashtu është pak e besueshme se që nga dita e votimeve, brenda dy muajve vijues do të mund të çertifikoheshin apo të konstituohej Kuvendi, dhe kështu rrezikohet afati i fundit që është 6 maji i vitit të ardhshëm, kur edhe i skadon mandati Ushtrueses së Detyrës së Presidentit.

Në një situatë të tillë, Vendi do të mbetej pa President, pa Qeveri dhe pa Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat