Kosova pranon një donacion të radhës nga Hungaria për luftimin e COVID-19

Aktuale

Kosova pranon një donacion të radhës nga Hungaria për luftimin e COVID-19

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka pranuar një donacion të radhës nga Hungaria për luftimin e virusit COVID-19.

Zemaj tha se sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, Jozsef Bence, ndër to maska dhe rroba mbrojtëse.

“Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”, tha ai.

Zemaj theksoi se shtetet mike, janë vlerë e Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat