Nitaj: I neveritur me rolin e një shumice deputetësh në Parlament

Aktuale

Nitaj: I neveritur me rolin e një shumice deputetësh në Parlament

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:49
Muharrem Nitaj

Nënkryetari i AAK-së dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si deputet, asnjëherë nuk ka munguar dhe ka votuar, kurrë pa bërë pazare me votë, përcjell Bota sot.

Nitaj ka thënë se sot është i neveritur me rolin e një shumice të deputetëve në parlament.

Postimi i tij i plotë:

Si deputet asnjëherë nuk kam mungu dhe kam votu, kurrë pa bërë pazar me votë. Sot i neveritur me rolin e një shumice deputetësh në Parlament!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat