Deputeti i LDK-së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

Aktuale

Deputeti i LDK-së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, e ka fajësuar nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosja, Arbërie Nagavcin për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Manaj ka thënë se saherë që ka ndodh incidente në Kuvend, gjthmonë kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur.

Sipas tij, përplasja ndodhi meqenëse Nagavci nuk po di si ta menaxhojë seancën.

“Sa herë që kanë ndodh incidente në Kuvend, kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos e menxhu seancën mirë. Incidenti i sotëm ndodhi shkaku i juaj. Nuk keni të drejtë tua ndalni fjalën deputeteve”, tha Manaj.

Ndryshe, gjatë debatit për të pagjeturit, deputetët e LDK’së dhe VV’së janë përplasur mes vete fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat