Vjen reagimi i Vetëvendosjes kundër LDK-së: Mjeranët nuk munden ta shuajnë zërin e vuajtjeve tona

Aktuale

Vjen reagimi i Vetëvendosjes kundër LDK-së: Mjeranët nuk munden ta shuajnë zërin e vuajtjeve tona

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Vetëvendosje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar ndaj Driton Selmanaj i cili tha se është lodhur duke folur për të pagjeturit.

Kjo deklaratë e Selmanajt edhe si reagim ndaj Saranda Bogujevcit, deputetes së LVV-se e cila si fëmijë kishte shpëtuar nga masakra që regjimi serbë ushtroi ndaj familjes së saj.

Dugolli thotë se, Saranda nuk u ndal dhe nuk mundi ta ndal as Serbia, duke shtuar se as disa “mjeranë” të LDK-së nuk do ta shuajnë zërin e vuajtjeve të tyre.

Reagimi i plotë:

Saranda Bogujevci edhe pa folur asgjë pasqyron më së miri dëshminë e terrorit dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët.

Saranda shkon edhe përtej kësaj. Ajo e mundi dhimbjen e saj dhe u bë zëri i mijëra viktimave në Kosovë e gjithandej.

Saranda nuk u ndal dhe nuk do ndalet në vështirësi.

Prandaj, ashtu siç nuk mundi Serbia të ja ndalë zërin, nuk do munden as disa mjeranë të LDK-së ta shuajnë zërin e vuajtjeve tona.

#meSarandën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat