Ymeri: Masat anti-COVID të Qeverisë janë të vonuara dhe të mangëta

Aktuale

Ymeri: Masat anti-COVID të Qeverisë janë të vonuara dhe të mangëta

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 00:18
Visar Ymeri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Visar Ymeri, ka thënë se përgjigja e Qeverisë Hoti karshi pandemisë COVID-19 me masat e ndërmarra ka qenë e vonuar dhe e mangët.

Ai ka thënë se derisa për votimin e qeverisë ishte kërkuar një votë në mes të natës, për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike nuk u kërkuar asnjë votë.

“Në përgjithësi përgjigja e qeverisë Hoti për shtrëngesat që kemi, kanë qenë të vonuara dhe të mangëta. Kjo lloj fshehtësie e ligjit për rimëkëmbje ekonomike, që është në kuvend prej gushtit apo shtatorit, për të cilin janë mbledhë 7 herë për lexim të parë dhe mezi i kanë siguruar votat. Këtë duhet ta mbajmë mend. Kur ishte puna për ta votuar qeverinë shkonin në orën 1 të natës te deputeti Haxhi Shala për t’ia kërkuar votën për qeveri, ndërkohë që për ligjin për rimëkëmbje nuk i kanë shkuar askujt në orën 1 t’ia kërkojnë votën. Me kalimin e kohës nuk ka treguar as qeveria seriozisht karshi këtij ligji”, tha ai.

Ymeri ka thënë se pozita është dashur t’i merr parasysh rekomandimet e PDK-së për projektligjin, meqë vetë nuk i kanë pasur votat për ta kaluar.

Masat për punëtorët i ka quajtur hap të mirë, por se thotë se ka harresë për rastet sociale.

“Masat e vonshme që ka një lloj subvencioni për punëtorët, që është e mirë sepse është hera e parë që një qeverie e Kosovës e vlerëson pagën e punëtorit në sektorit privat mbi 170 euro. Në anën tjetër ka një harresë për rastet sociale”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat