Borell: BE-ja nuk dikton zgjidhje – Prishtina e Beogradi ta gjejnë vetë

Aktuale

Borell: BE-ja nuk dikton zgjidhje – Prishtina e Beogradi ta gjejnë vetë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:33
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian është mekanizmi i vetëm që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

Josep Borrell, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje vetë meqë BE nuk do t’ua diktojë atë, njofton Insajderi.

Në një intervistë për ‘Nezavisne’ dhe ‘Politicki.ba’, Borrell shtoi se “disa muaj më parë propozimi ishte shkëmbimi i territoreve”.

Borrell tutje deklaroi se pret nga administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një partneritet të fortë me BE-në në të gjitha çështjetm veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat