Publikohet lista e kërkesave që Kosova duhet t’ia bëjë Bidenit, kjo është garancia që duhet përmbushur!

Aktuale

Publikohet lista e kërkesave që Kosova duhet t’ia bëjë Bidenit, kjo është garancia që duhet përmbushur!

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:53
Joe Biden

Një listë me kërkesa që Kosova duhet t’ia bëjë presidentit të ri të Amerikës, e ka publikuar analisti politik Dardan Islami.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se Kosova duhet të kërkoj nga Biden armatim, anëtarësim në NATO, njohje nga 5 shtetet e BE-së, dhe pas janë viti në UNESCO, Interpol dhe OKB.

Islami tutje shkruan se Kosova si garanci për këtë duhet të lufton korrupsionin, krimin dhe terrorizmin.

Ndërsa, shton se për të ardhmen e serbëve në Kosovë duhet të bisedohet me Bidenin.

Postimi i plotë:

Kërkesat e Kosovës ndaj administratës Biden duhet të jenë të qarta! Armatim, anëtarësim në NATO, njohje nga 5 shtetet e BE, një shtymje pas një vjeti në Unesco, Interpol, dhe OKB!

Si garanci, ne duhet ta luftojmë korrupsionin, krimin dhe terrorizmin, sa i përket statusit të ardhshëm të serbëve në Kosovë, duhet të ulemi dhe të bisedojmë dhe të shohim se çka po na kërkohet nga Biden?

Duhet me u kry shpejt, se jo ndarje, jo këmbim, jo zajdnic koxha na e ka përzi Trumpi! Nëse të lartpërmendurat nuk plotësohen nga SHBA dhe Kosova në 4 vitet e ardhshme, atëherë lirisht mujm me ja shti çelësin dugojes!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat