Kandidati për Kryetar të Mitrovicës së Veriut ka poste në Kosovë dhe Serbi

Aktuale

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës së Veriut ka poste në Kosovë dhe Serbi

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:44
Milan Radojeviq

Nga katër kandidatët për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, njëri po bënë fushatë të vërtetë zgjedhore dhe është më kundërthënësi.

Për pretendentin e tyre për kryekomunar, Milan Radojeviq, Lista Serbe ka mbushur qytetin bashkë me magjistralen Mitrovicë –Zveçan me fotografi të tij ku në sfond i qëndron flamuri i Serbisë.

Për më tepër Radojeviq, është Zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Prishtinë, në disa qeveri përshirë këtë aktualen.

Nga MPB-ja, thanë se nëse Radojeviq bëhet kryetar komune atëherë postin qeveritar më nuk mund ta mbajë.

Por nuk i dihet fatit të postit tjetër qeveritar të një shteti tjetër që kandidati i Listës Serbe e mbanë.

Bëhet fjalë për udhëheqjen e Fondit të Serbisë për Sigurime Pensionale e Invalidore, ku Milan Radojeviq paraqitet edhe zyrtarisht drejtor për Mitrovicë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat