Bulliqi e Rudari përplasen për tenderë e sheshin e Podujevës

Aktuale

Bulliqi e Rudari përplasen për tenderë e sheshin e Podujevës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:21
Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi

Nënkryetari i komunës së Podujevës Nexhmi Rudari i cili është kandidat i LDK-së për të parin e kësaj komune ka folur për projektet e fundit të cilat u realizuan në kohë fushate.

Rudari tha se ishte kërkesë e qytetarëve zëvendësimi i drunjve me të rinj dhe se sheshi në Podujevë ishte projekt i kahmotshëm.

Rudari tha se po punojnë për të mirën e qytetarëve derisa kështu nuk mendon kundër kandidati i tij nga VV, Shpejtim Bulliqi.

“Shpresoj që drunjtë e porositur nuk janë si palmat e Xhabir Zharkut”, provokoi ai Rudarin.

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për ‘pazare me tenderë’ në debatin me kandidatin e LDK-së Nexhmi Rudari.

“I kemi parë ca drita por sheshi nuk është as afër përfundimit”, thotë Bulliqi në Pressing.

Akuzat e tilla u hedhën poshtë nga Rudari. Ai tha se Bulliqi po flet ‘paushall’ pasi me tenderë s’mund të bëhet pazare.

“Thuhet se janë bo pazare me tenderë por ka procedura ligjore që duhet ndjekur dhe s’ka pasur pazare”, tha Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat