Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi nënshkruajnë marrëveshje për promovimin e diplomacisë kulturor

Aktuale

Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi nënshkruajnë marrëveshje për promovimin e diplomacisë kulturor

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi nënshkruajnë marrëveshje për promovimin e diplomacisë kulturor

Kosova edhe zyrtarisht ka nisur një fazë të re të prezantimit nëpër botë, përmes diplomacisë kulturore. Për këtë qëllim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Haradinaj-Stublla tha se kjo konsiderohet një arritje e rëndësishme e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të fillojë promovimin e shtetit të Kosovës, tani edhe në rrafshin kulturor.

Sipas saj, përmes promovimit të rolit të Atasheve Kulturorë, të cilët do të prezantojnë botëkuptimin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kurse Dumoshi tha se me anë të kësaj marrëveshjeje specifikohet mënyra dhe qëllimi i përfaqësimit diplomatik edhe në rrafshin kulturor./EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat