“Ndryshimi i vetëm i vërtetë për Podujevën është Naim Fetahu”

Aktuale

“Ndryshimi i vetëm i vërtetë për Podujevën është Naim Fetahu”

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:47
Naim Fetahu

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka mbështetur Naim Fetahun për kryetar të Podujevës.

Sipas tij, ishte Naim Fetahu ai i cili edhe në luftë me armë në dorë, por edhe pas luftës me aktivitete bamirësie dhe politike ka bërë në të mirë të llapjanëve.

Ai bën thirrje që të votojnë Naim Fetahun për kryetar dhe se çdo vendim tjetër është vendim për të kaluarën, të keqen dhe kthimin e Podujevës mbrapa.

Postimi në Facebook:

Ndryshimi i vetëm i vërtetë për Podujevën është Naim Fetahu!

Podujevës, këtij qyteti me të kaluar të lavdishme, po i jepet edhe një shansë që në zgjedhjet e 29 nëntorit ta ndryshoj kursin e qeverisjes së keqe dhe të futet në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit.

Të distancohet nga 20 vjet shkatërrim e stagnim, me të cilat përfaqsohen dy kundërkandidatët e tij, që deri para gjashtë muajsh ishin pjesë të një subjekti. Ky shansë është Naim Fetahu.

Një humanist e aktivist, që kurdo e kudo që e ka kërkuar Podujeva, Kosova, ka qenë aty.

Edhe në luftë me armë në dorë, por edhe pas luftës me aktivitete bamirësie dhe politike në të mirë të llapjanëve.

Prandaj, unë i ftoj të gjithë qytetarët e Podujevës që të mos e humbasin këtë rast. Të mblidhen dhe të përcaktohen për ndryshimin e vetëm të vërtetë në qytetin e tyre.

Ta votojnë Naim Fetahun për kryetar. Çdo vendim tjetër është vendim për të kaluarën, të keqen dhe kthimin e Podujevës mbrapa.

Ju premtoj që Naimi nuk do t’iu zhgënjej. Votojeni numrin 10, votojeni Naim Fetahun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat