Vjosa Osmani kërkon zbardhjen e vrasjes së dy policëve të Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani kërkon zbardhjen e vrasjes së dy policëve të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:53
Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy policëve të Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajt.

Vrasja e dy policëve të Kosovës, u bë 17 vjet më parë.

Osmani këtë e quan një prej goditjeve më të mëdha që iu bë shtetit të së drejtës.

Ajo thotë se nuk do të frenojë asnjëherë kërkesën për drejtësi për Sebahaten dhe Isufin.

Postimi i plotë:

Beteja për shtet të së drejtës është beteja më e vështirë. Ajo bëhet veçanërisht e vështirë kur goditen garantuesit e saj, policët, sepse kështu përcillet mesazhi i pafuqisë së shtetit për t'i garantuar liritë qytetare e veprimin efikas të instiucioneve.

Vrasja e Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt këtu e 17 vjet më parë është njëra ndër goditjet më të mëdha që iu dha shtetit të së drejtës, por e cila nuk e frenoi dot ëndrrën tonë për shtet, së pari, dhe për shtet të së drejtës, së dyti. Dhe nuk do të frenojë asnjeherë kërkesën për drejtësi per Sebahaten e Isufin.

Guximi dhe vendosmëria e tyre qëndrojnë në themelet e ëndrrës sonë për shtet ligjor dhe shembulli që duhet ndjekur se si duhet atdheu.

I përjetshëm kujtimi për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat