Haki Abazi kërkon bojkotimin e televizionit të Berat Buzhalës, e quan TV e Gruevskit

Aktuale

Haki Abazi kërkon bojkotimin e televizionit të Berat Buzhalës, e quan TV e Gruevskit

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:51
Haki Abazi dhe Berat Buzhala

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër televizionin e Berat Buzhalës.

Abazi thotë se ky televizion është i Gruevksit në Kosovë.

Sipas tij, T7 duhet të bojkotohet sikurse televizioni i Stanishiqit dikur.

E për këtë Stanishiqin, Abazi e ka fjalën për Klan Kosovën, kur ishte aty drejt Baton Haxhiu, i njohur mirë për publikun për lidhjet e tij me Stanishiqin dhe UDB-në serbe.

Abazi kërkon nga komisioni i medieve të intervenoj para se të bëhet vonë.

Lexojeni reagimin e plotë:

Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kërcënimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerëzve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!

Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat