Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka folur në “Prime Time” rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president.
Ajo ka thënë se partia në të cilën ajo bën pjesë, ka qenë mjaft transparente në këtë temë.
“Haradinaj është personalitet i qëndrueshëm për postin e presidentit. AAK-ja ka qenë mjaft transparente në këtë çështje dhe besoj çdo qëndrim i yni rreth postit të presidentit ka qenë publike”, ka thënë Reshitaj.
Ajo nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse AAK-ja do të largohet nga koalicioni qeverisës në rast se Haradinaj nuk votohet për president.