Djali i Baton Haxhiut: Këta janë kriminelët serbë, që u pritën si heronjë në Serbi

Aktuale

Djali i Baton Haxhiut: Këta janë kriminelët serbë, që u pritën si heronjë në Serbi

Nga: H.O. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 07:34
Andi Haxhiu

Andi Haxhiu djali i gazetarit Baton Haxhiu, në një postim të tij në Facebook ka ripërsëritur një shkrim të tij hulumtues që sipas tij është aktual i kësaj situate.

Ai në këtë shkrim ka përmendur glorifikimin e serbëve që bën krime ndaj popullatës shqiptarë e që ishin të afërt me kriminelin famëkeq, Slobodan Millosheviҫ.

Haxhiu shkruan se Serbia këta persona i ka pritur si heronjë në vendin e tyre, duke iu dhënë pozita të larta shtetërore.

Shkrimi i tij i plotë:

Pasiqe eshte aktuale, po e ripostoj shkrimin e para disa muajsh per Specialen, drejtesine, selektivitetin ne interpretimin e saj, dhe kulturen e mohimit ne Serbi per rolin e aparatit shtereror ne krimet ne Kosovë.

Shkrimin e pata perfunduar ne fillim te Korrikut, por mbeti pa publikuar deri me 28 Shtator — kjo per fajin tim.

Ky eshte shkrimi i parë qe kam botuar ne ndonje medie shqiptare. Kam vleresuar qe S’bunker ka audiencen e pershtatshme per te komunikuar edhe me lexues nderkombetar. Per kete arsye teksti eshte i botuar ne gjuhen angleze.

Une besoj qe teksti vlen te rilexohet sepse shperfaq edhe me emra glorifikimin qe Serbia i ben krimineleve te luftes.

Disa prej tyre, qe i kam rradhitur edhe ne tekst, po i rradhis edhe me shpjegime shqip:

Gjenerali Vladimir Lazarevic - pas perfundimit te denimit te shqiptuar per krime lufte ne Kosove, Lazarevic u prit si hero ne Serbi dhe u ftua te ligjeroj kadeteve ne Akademine Ushtarake te Serbise.

Nikola Sainovic - i denuar per krime lufte ndaj Shqiptareve ne Kosove ne gjykaten e Hages - u be antar’ i Bordit Qendror te Partise Socialiste Serbe.

Vojislav Sesel - i denuar per krime lufte nga Haga - u zgjodh si deputet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2016.

Danica Marinkovic - pergjegjes per burgosjen e mijera shqiptareve dhe aktivisteve politik ne Kosove me gjykime-express - eshte perzgjedhur ne bordin a Agjencionit Anti-Korrupsion te Serbise.

Ivica Dacic - zedhenes i Partise Socialiste Serbe prej vitit 1992 dhe njeri nga te preferuarit e mentorit te tij, ish-Presidentit te Serbise dhe Republikes Federale te Jugosllavise dhe njeherit edhe kriminelit famekeq, Slobodan Milosevic.

Aleksander Vucic - aktualisht President ‘fuqiplote’ i Serbisë dhe ish-Ministri i Informacionit te qeverise se kriminelit famekeq, Slobodan Milosevicit. Pozita e tij si Minister i Informacionit ka qene modifikim gjuhesor per te larguar peshen pezhorative qe mbante emri i rolit te Ministrit te Propagandes. Ne fakt, Ministri i Informacionit ne Serbine e asaj kohe mund te ishte veqse Minister Propagande!

Prandaj, sic e quante edhe Ministri ne Detyre i Shqiperise, Gent Cakaj, Vucic ishte veqse nje tjeter Goebbels qe i sherbente Hitlerit te tij, Slobodan Milosevicit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat