PDK-ja nuk ka vota për president nëse nuk vjen nga kjo parti

Aktuale

PDK-ja nuk ka vota për president nëse nuk vjen nga kjo parti

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:15
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratat e u.d të kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar se nuk do të votojnë dikë jashtë PDK’së për të parin e shtetit.

Musliu ka thënë  se deklarimet e Hoxhajt, sipas saj, janë qëndrime të secilit anëtar të PDK-se?.

“Enver Hoxhaj, i cili është ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, qendrimet e Hoxhajt janë qëndrime të secilit anëtar të PDK-se?”, thotë Musliu.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin Presing ka thënë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president. Ai ka shtuar se nuk do të votojnë dikë jashtë PDK-së për të parin e shtetit.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, ka thënë Hoxhaj.

E synim për t’u bërë president e ka edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se kandidimi i tij për të parin e vendit është i drejtë.

“Vendimi për shpalljen e kandidaturës sime për president është marrë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj ish-presidentit Thaçi dhe Veselit. Vendi kërkon një qëndrueshmëri, një stabilitet një bazament të asaj që kemi krijuar dhe e kam vlerësuar të duhur këtë kandidaturë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa në një adresim për gazetarë gjatë ditës së djeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat