Deputeti i AAK-së: Deputetët po bëjnë politikë me Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Deputetët po bëjnë politikë me Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:50
Gazmend Abrashi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka thënë se deputetët dhe anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere po bëjnë politikë për interesa të partive të tyre politike.

Ai ka thënë se me mosmiratimin e këtij Projektligji po anashkalohen interesat e bizneseve dhe qytetarëve.

“Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike deputetët, antarë të Komisionit për Buxhet dhe Transfere po bëjnë politikë për interesa të partive të tyre politike.

Po anashkalojnë interesin e bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Si kurrë më parë kërkohet unitet”, ka shkruar Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat