Kjo është mosha e 9 të vdekurve nga Covid në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e 9 të vdekurve nga Covid në Kosovë

Nga: G.B Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Ilustrim

9 persona kanë vdekur në Kosovë nga Covid në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.

IKSHPK ka njoftuar se ata janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga 64 deri në 84 vjeç.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, njofton IKSHKP.

Deri tani në Kosovë kanë humbur jetën nga Covid 948 persona./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat