“Skandali” me djalin e Haxhi Shalës, reagon ish-ambasadori – jep një propozim interesant!

Aktuale

“Skandali” me djalin e Haxhi Shalës, reagon ish-ambasadori – jep një propozim interesant!

Nga: N. H Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Haxhi Shala dhe djali i tij

Edhe ish-ambasadori Lulzim Peci, ka reaguar në lidhje me emërimin e djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala si Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për t’i dhënë fund emërimeve arbitrare në shërbimin diplomatik të Kosovës, duhet të përcaktohet norma ligjore që parasheh provimin shtetëror për kandidatët e shërbimit diplomatik.

“Për t’i dhënë fund emërimeve arbitrare në shërbimin diplomatik të Kosovës, mendoj se duhet të përcaktohet norma ligjore që parasheh provimin shtetëror për kandidatët e shërbimit diplomatik, por ndoshta edhe për ata që janë pjesë e tij”, ka thënë Peci.

Lidhur me këtë çështje, një reagim e ka bërë edhe u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera të cilat po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga ajo si ushtruese e detyrës.

Sipas saj, përkundër kërkesës së saj deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk i është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat