ShSKUK-ja pajiset me 60 shtretër modernë

Aktuale

ShSKUK-ja pajiset me 60 shtretër modernë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

20 shtretër modernë për përkujdesje intensive, me katër thyerje, që dirigjohen nga dy telekomandues, të cilët e bëjnë më të lehtë dhe më të përshtatshëm qëndrimin e gjatë të pacientit, janë vendosur në Mjekësinë Sportive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku aktualisht po trajtohen pacientët e prekur me COVID-19.

20 të tjerë do të shkojnë në Spitalin e Ferizajt, 10 në Spitalin e Gjakovës dhe 10 në Spitalin e Gjilanit.Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë qëndruar në Objektin e Mjekësisë Sportive për të parë nga afër ardhjen e shtretërve të rinj.

Ndërsa vlerësuan se investimet e bëra do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Shtretërit e rinj janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat