Ambasadori i Zvicrës takohet me kryeministrin Kurti

Aktuale

Ambasadori i Zvicrës takohet me kryeministrin Kurti

Nga: D.RR Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:45
Ambasadori i Zvicrës takohet me kryeministrin Kurti

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e ambasadës Zvicerane.

Ambasadori Kolly ia ka theksuar Kurtit se Zvicra mbështet prioritetet e kabinetit të ri dhe është e lumtur që përmes programit COVAX kontribuon në ofrimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Sot ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly u takua me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. Ai e uroi atë për zgjedhjet dhe për emërimin e tij si dhe për formimin e shpejtë të Qeverisë. Ambasadori Kolly përsëriti synimin e Zvicrës për të mbështetur prioritetet e kabinetit të ri, duke filluar nga krijimi i vendeve të punës dhe forcimi i sektorit shëndetësor. Zvicra është e lumtur që përmes programit COVAX kontribuon në ofrimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat