Nis seanca në Hagë ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Nis seanca në Hagë ndaj Pjetër Shalës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 06:01
Gjykata Speciale

(E plotësuar 15:15 ) - Ka nisur seanca e parë ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte gjatë vitit 1999.

Shala ishte dërguar në Hagë javën e kaluar.

***

Sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet këtu.

Paraqitja e parë e zotit Shala do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake siguron respektimin e të drejtave të të akuzuarit, përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor dhe se i akuzuari i kupton akuzat kundër tij ose saj.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat