LDK mbështet Lëvizjen Vetëvendosje për ngritjen e padisë ndaj Serbisë

Aktuale

LDK mbështet Lëvizjen Vetëvendosje për ngritjen e padisë ndaj Serbisë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:20
Shkëmb Manaj

(E plotësuar 13:54) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

E në këtë proces Kurti mund të llogarisë në ndihmën dhe përkrahjen edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ka thënë se LDK mbështet fuqishëm padinë për gjenocid ndaj Serbisë, pasi vlerëson se gjatë luftës së fundit pushteti i Serbisë ka tentuar të shfaros popullsinë civile.

Megjithatë, LDK kërkon angazhim të gjithë spektrit politik, të shoqërisë civile, si dhe involvimin e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë në mënyrë që të sigurohen fakte të bollshme për padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Manaj: Padinë për gjenocid ndaj Serbisë LDK e mbështet fuqishëm

“Padinë për gjenocid ndaj Serbisë LDK e mbështet fuqishëm. Në vlerësimin tonë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elementin e shfarosjes që nënkupton që përbëjnë elemente të gjenocidit. Mirëpo, ne vlerësojmë në këtë proces të gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm, por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë duhet që të punojnë së bashku në mënyrë që momenti që të fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që kemi fakte dhe dëshmi të mjaftueshme për të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushteti i Serbisë”, tha ai.

LDK mendon se inicimi i i kësaj padie nuk e dëmton procesin e dialogut me Serbinë, pasi vlerëson se kjo është cështje që i takon drejtësisë.

Manaj: Kjo çështje nuk e dëmton procesin e dialogut me Serbinë

“Ne mendojmë që është mirë që është ngritur kjo çështje dhe mendojmë që kjo nuk është çështje politike dhe nuk e dëmton procesi ne dialogut me Serbinë. Kjo është çështje e drejtësisë dhe si e tillë duhet të trajtohet. Është shumë me rëndësi që në fund të këtij procesi që mendojmë se është i gjatë të vërtetohet dhe të dëshmohet se ndaj popullatës civile shqiptare dhe komuniteteve tjera është kryer gjenocid nga pushteti i Serbisë”, tha ai.

Manaj këto komente i bëri në një konferencë për media, ku shpalosi të gjeturat e Departamentit për rend, ligj dhe Siguri, lidhur me programin qeverisës të partisë në pushtet.

 

LDK akuzon Qeverinë: Pa plan për integrimin e veriut, i mungon strategjia për rend dhe ligj

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka prezantuar të gjeturat e Departamentit për rend, ligj dhe Siguri, lidhur me programin qeverisës të partisë në pushtet.

LDK vlerëson se dokumenti i miratuar në Qeveri është dokument sipërfaqësor, që nuk i përmbush kriteret e programit qeverisës.

Shkëmb Manaj nga ky departament tha se që në startin e saj vërehet se kjo qeveri nuk e ka të qartë se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit, duke shtuar se e njëjta nuk ka kapacitete që t’i zgjidhë ato.

Manaj: Qeveria pa plan për integrimin e veriut të vendit

“Kjo qeveri në programin e saj qeverisës nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës, shtrirjen e autoritetit të saj në këtë pjesë të shtetit tonë. Partia në pushtet sa ishte në opozitë trumbetonte se në momenti që vjen në pushtet do të shtrinte autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Prandaj, ajo duhet t’u shpjegojë qytetarëve të Republikës se cilat janë masat që i kanë ndërmarr për shtrirjen e këtij autoriteti”, tha Manaj.

LDK vlerëson se Qeveria nuk ka përcaktuar asnjë masë dhe nuk ka ndarë buxhet për të mbështetur institucionet e sigurisë në këtë pjesë të vendit.

Manaj: Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për kthimin e qytetarëve në veri të vendit

“Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për kthimin e qytetarëve në veri të vendit, të shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre dhe t’iu garantojë atyre sigurinë dhe mirëqenien sociale. Në vend të kësaj ata kanë zgjedhur që të paguajnë 11 milionë euro për t’i shlyer borxhet e rrymës së papaguar të Serbëve në veri të vendit tonë”, tha ai.

Sipas LDK-së, LVV në programin e saj qeverisës nuk ka paraparë asnjë ndihmë për Policinë e Kosovës, e as strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës.

Manaj: Nuk mjafton vetëm rritja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

“LDK vlerëson se nuk mund t’i qasemi kësaj çështje pa një dokument strategjik. Nuk mjafton vetëm rritja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por duhet buxhet shtesë, duhet të ngrihen kapacitete profesionale, si dhe duhet të përfshihen edhe mekanizma të tjerë, si dhe shoqëria civile në mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga regjimi i Serbisë ndaj qytetarëve të vendit tonë”, tha ai.

LDK akuzoi Qeverinë Kurti edhe për mospërfshirje në programin qeverisës mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave në përgjithësi.

Sa i përket vetingut LDK vlerëson se Qeveria Kurti nuk ka ide të qartë e as plan se si do të bëhet dhe cili do të jetë rezultati.

Manaj: Vetingu është përdorur për interesa politike

“Kjo çështje është përdorur për interesa politike sa ishte në opozitë, e tani në pushtet nga sa është prezantuar deri me tani mund të shihet si tentim për të kapur organet e drejtësisë, e as pak si reformë thelbësore me qëllim të përmirësimit në fuqizimin e institucioneve të drejtësisë. Këto ditë MD-ja ka përfshirë persona për të cilët sa ishte në opozitë i kanë akuzuar me emër dhe mbiemër si kapës kryesorë të institucioneve të drejtësisë. Prandaj si është e mundur që ky proces të kryhet me njerëz që ishin kapës të institucioneve”, tha ai.

LDK akuzoi Qeverinë Kurti edhe për mospërfshirjen në programin qeverisë anëtarësimin në institucionet e sigurisë, siç është INTERPOL.

Ndërsa LDK u pajtua me nismën e Qeverisë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, mirëpo nuk po i pëlqen qasja e Qeverisë karshi kësaj teme.

Po ashtu sipas LDK-së Qeveria Kurti nuk ka as strategji as për fushën e sigurisë.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Shkëmb Manaj i LDK-së ka thënë se partia e tij mbështet fuqishëm propozimin e LVV-së për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

“LDK e mbështet fuqishëm ngritjen e kësaj padie. Me vlerësimin tonë do të thotë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elemente të shfarosjes, që përbëjnë elemente të gjenocidit.”

“Ne besojmë se në këtë proces gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm institucionet por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar duhet të punojnë së bashku, që në momentin që fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që të kemi fakte e dëshmi të mjaftueshme të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushtetit i Serbisë”, u shprehë Manaj.

LDK – Qeverisë Kurti: Sa ishit në opozitë trumbetonit për veriun e Kosovës, sot po paguani rrymën për serbët atje

Shkëmb Manaj i LDK-së në një konferencë për media duke folur për programin e Qeverisë, ka thënë se nuk është marrë asnjë masë konkrete për “shtrirjen e autoritetit të plotë të Qeverisë në veri të vendit” siç është paralajmëruar nga kjo parti.

Manaj thotë se LVV trumbetonte sa ishte në opozitë, por tashmë nuk ka paraparë asnjë masë për këtë çështje.

Madje ai thotë se në vend të kësaj, kjo qeveri ka vendosur që të paguajë rrymën për serbët në veri.

“Kjo qeveri nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për veriun e Kosovës. LVV sa ishte në opozitë trumbetonte se në momentin që vjen në pushtet do të shtrinte autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Prandaj LVV t’u shpejgojë qytetarëve se cilat janë masat që i ka marrë.

Nuk ka përaktuar asnjë masë për t’i mbështetur institucionet e sigurisë në këtë pjesë të vendit. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për kthimin e qytetarëve të veri të vendit, pra të shqiptarëve. Ata kanë zgjedhur që të paguajnë rrymën për serbët në veri.

Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës, që nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur. LDK vlerëson se nuk mund t’i qasemi kësaj çështje pas një dokument strategjik”, tha Manaj.

LDK-ja thërret konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, e cila pritet të mbahet në ora 12:00 në selinë qendrore. Por në njoftimin për media kjo parti nuk ka dhënë arsyet e mbajtjes së konferencës.

Ndërkohë LDK-ja edhe gjatë ditës së djeshme mbajti një konferencë për media ku kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e keq të procesit të vaksinimit.

Ish-ministri Armend Zemaj tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës duke u bërë shpërndarës të infeksionit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Kujtojmë se dje në qendrën e vaksinimit në “1 Tetori” u krijua një tollovi e madhe nga qytetarët që prisnin në rend për t’u vaksinuar. E kjo pamje u kritikua ashpër nga opozita por edhe shoqëria civile.

Ndërkohë MSh-ja ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe në vikend, por ka treguar se mund të imunizohen vetëm personat e kontaktuar dhe të cilët paraprakisht kanë bërë termine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat