“Koha nuk është në anën tonë”, zbardhen dy skenarët që e presin Kosovën përballë Serbisë

Aktuale

“Koha nuk është në anën tonë”, zbardhen dy skenarët që e presin Kosovën përballë Serbisë

Nga: P.R Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:17
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në facebook ka shkruar se janë dy skenarë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, koha nuk është në anën e Kosovës, andaj dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

“Skenari i parë është: njohje nga Serbia, anëtarësimi në OKB, NATO, njohje nga 5 vende mosnjohëse të BE-së, liberalizimi vizave, statusi vendit kandidat, etj, etj. Pra, le ta quajmë skenar optimist. Skenari i dytë është sikur skenari i parë, por nuk përfshin njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB. Pra, le ta quajmë skenar pesimist”, shkruan ndër tjerash Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ka qenë kënaqësi sot me qenë pjesë e tryezës së KDI-së për dialogun. Një nga gjërat që diskutuam është edhe kush duhet të jetë qëllimi i dialogut?

Pra para nesh kemi dy skenarë:

Skenari i parë është: njohje nga Serbia, anëtarësimi në OKB, NATO, njohje nga 5 vende mosnjohëse të BE-së, liberalizimi vizave, statusi vendit kandidat, etj, etj. Pra, le ta quajmë skenar optimist.

Skenari i dytë është sikur skenari i parë, por nuk përfshin njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB. Pra, le ta quajmë skenar pesimist.

Patjetër se mund të këtë edhe skenarë të tjerë, por ajo çfarë është me rëndësi është që neve si shoqëri të fillojmë të diskutojmë se kush mund të jetë skenari realist para nesh gjatë muajve në vijim. Dhe po ashtu në këtë drejtim duhet të njohim faktin se tani më fjala “kompromis” është institucionalizuar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi dhe patjetër se të gjitha palët presin që Kosova të bëjë një kompromis në kuadër të dialogut.

Kush do jetë ky kompromis? Nuk e dimë, por në kërkim të kësaj përgjigje është e dobishme të udhëhiqemi nga 3 parime:

1. Çfarëdo zgjidhje që dakordojmë në kuadër të dialogut duhet të kaloj “testin Evropian”, pra çfarëdo modeli/dakordimi duhet të këtë zbatuar me sukses paraprakisht brenda BE-së. Pra me fjalë të tjera të mos rrëshqasim në eksperimente të panjohura, por të insistojmë në modele të suksesshme evropiane të bashkëjetesës në mes dy fqinjëve;

2. Spektri politik ka përgjegjësi që të njeh rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë dhe rrjedhimisht të krijoj konsensusin e nevojshëm politik. Dhe këtu përgjegjësinë e ka mazhoranca e sotme, njëjte sikur që deri dje e ka pasur mazhoranca e djeshme;

3. Koha nuk është në anën tonë. Rrjedhimisht, sa më shpejt përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi, aq më mirë do jemi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat