Analiza e 25 prillit/ Balla: Mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj votuesve

Shqipëria

Analiza e 25 prillit/ Balla: Mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj votuesve

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 22:34
Taulant Balla

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla ishte i pranishëm këtë të shtunë në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në Zharrëzm, Ruzhdie dhe Patos.

Mandati i tretë, shkruan Balla, iu imponon socialistëve besnikëri më të madhe ndaj atyre që i kanë votuar.

“Analiza e Zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos. Ne socialistët duhet ta kemi shumë të qartë: mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj atyre që na votuan, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ata s’duhen harruar. Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Padyshim partia është baza e këtij procesi për të siguruar sa më shumë lidhje të Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë me njerëzit. Një parti e fortë në territor është garancia e mos-harresës për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat