Kurti: Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës

Aktuale

Kurti: Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:05
Albin Kurti

(E plotësuar 10:30) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të punojë në fuqizimin e komunave. Pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Kurti ka thënë se qytetarët anë e kënd Kosovës i presin katër vjet të mira.

Kurti: Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës unë bashkë me qeverinë time do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anë e kend Kosovës më te gjitha komunat ku ata jetojnë banojnë e punojnë”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe vendosur për të ardhmen e tyre.

Kurti: Inkurajoj të gjithë qytetarët të votojnë

“Qytetarët e Republikës se Kosovës anë e mbanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendosë, pra përcaktohen se kush do jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie apo pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot”, ka shtuar Kurti.

***

Në Kosovë janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale.

Të gjithë qytetarët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçarë kanë të drejtë të votojnë.

Këtë të drejt po e shfrytëzon edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai po voton në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik.

Ndërkaq, pak me parë ka votuar edhe kandidati i VV-së për kryeqytetin, Arben Vitia.

Ai i ka ftuar qytetarët që dalin  sa më masovikisht në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat