Rrëfimi i padëgjuar më parë/ Sylë Shala tregon si filloi sigurimin e armatimit në Evropë për të dërguar pastaj në Kosovë

Aktuale

Rrëfimi i padëgjuar më parë/ Sylë Shala tregon si filloi sigurimin e armatimit në Evropë për të dërguar pastaj në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Sylë Shala

Sylë Shala, një veprimtar i çështjes kombëtare nga Leqina e Skenderajt, ka rrëfyer për herë të parë se si kishte filluar të siguronte armatim në Evropë, për të sjellë në Kosovë.

Këto ishin vitet e 80-ta në fillimet e viteve të 90-ta.

Shala në rrëfimin e tij, tregon prej shkuarjes së Kosovës në Slloveni, e më pastaj, rrugët që i ka marrë për shtetet evropiane për sigurimin e armatimit dhe rreziqet e mëdha nga forcat serbe.

Ai tregon se ishte mësues i matematikës në Runik të Skenderajt, dhe se qysh filloi rrugëtimin e tij për t’u larguar nga Kosova për një qëllim. E asi ishte sigurimi i armatimit për të sjell në Kosovë.

Tutje në rrëfimin e tij, Syla tregon se me para të huazuara nga shokët e tij, e që u kishte marr 6000 marka, kishte blerë armatim.

Për këto 6000 marka ai është dashur të ua kthente pastaj 7000 marka.

Për më shumë, lexojeni rrefimin e Sylë Shalës, veprimtarit nga Drenica:

Si arsimtar i matematikës që isha fillova punë në Gjimnazin Ramiz Sadiku të Skenderajt në paralelet e ndara në Runik në vitet e 80. Më ardhjen në fuqi të Millosheviqit, gjendja në Arsim dhë në përgjithësi u bë e pa qartë dhe shumë e pa sigurt. Ne jetojshim në një familje të gjerë në fshatin Leqinë komuna e Skenderajt që ishim në kufi më disa fshatra serbe si: Belica, Tuqepi, Polana, Koshi, Osojani etj. të komunës së Burimit (ish Istogu) dhe kojshi me disa lagje serbe të Skenderajt .

Serbët e këtyre fshatrave me Millosheviqin ndiheshin më të fuqishëm dhe filluan të radikalizohen jashtë mase, u armatosën gati të gjithë, prania e milicisë serbe ishte pothuaj e përhershme organizojshin ahengje, bëhëshin tap nga rakia dhe gjuajshin me armë të kalibrave të ndryshem. Serbët u bënë të pa durueshëm tashmë treguan fytyrën e vet prej krimineli.

Nga e gjithë këjo isha thellë i bindur së me Serbinë rrugë paqësore nuk do të këtë. Por shtyerja e luftës dëri në një kufi ishte një diplomaci e domosdoshme. Prandaj nga e gjithë këjo vendosa më vet iniciativë të armatosësha së paku për familjen time dhe ca miq edhe pse si mësimdhënës dhe edukator që isha  ishte jo fort e përshtatshmë. Si nëvojë rash në kontakt me disa djemë të fortë që jetojshin dhe dhe veprojshin në Velenje dhe Celije të Sllovenisë si: Fatmir Vidishiqi  Mitrovicë  (Velenje), Fazli Hajdari nga fshati Dritan (Dobroshevc) Velenje, Enver Hajdari fshati Zjaqë e Mitrovicës në Velenje (që ishin dhe miq në mës veti), si dhe më vonë rash në kontakt me Vëllezërit Haliti (Thaqi) tashmë të ndjerë nga fshati Ozdrim (Jashanicë, komuna Klinë) si Afrim Haliti dhe Hashim Haliti që jetojshin në Celje që ishin dhe dajtë e Agjës tim Kujtim Shalës (i vrarë në masakrën e Izbices).

Me Afrimin dhe Hashimin njihëshim qysh në femijëri dhe kisha mardhënie shumë miqësore si djemë të fjalës dhe besës me vlera kombëtare. Në fillim punova me Fatmirin që familjarët e tyre më quajshin shoku i Fatmirit që gjithashtu nga disa Mitrovicas të njohur të Fatmirit më njihshin si Mësuesi dhe ashtu më quajshin .

Në Verën e vitit 1991 ishin për pushim në Kosovë me familje  dhe Fatmiri më familjet e tyre ndërkohë që luftimet kishin filluar në Kroaci, luftimet bëheshin gjithnjë dhe më intezive. Në Shid tash më ish bllokuar rruga për Slloveni nga milicia dhe ushtria Serbe. Një ditë Fazliu i mërzitur  m’u drejtu mbetëm në Kosovë s‘levizë gjë për Slloveni, i pyeta disa miq dhe shokë por po pritojnë se me të vërtetë rrezik është këjo vlente dhe për mua. Dëgjo unë marrë përgjigje të menjëhershe, unë të dërgoi në Slloveni por do goma jo të mira i kam, Fazliu më gëzim më tha eja t’i ngjesim. Gomat i montuam në vlerë 100DM . U ktheva te një shok i ngushtë në Banjë të Pejës dhe i huazova  7000DM.

Pa vonesë të nesërmen u nisëm për Slloveni më dy vetura. Unë më Fazliun dhe familjën e tij dhe Fatmiri me familje në tjetrën veturë. Unë kisha një Opell Askonë në gjendje të mirë.

Kur mbrritëm në Shid hasëm në postblloqët e milicisë dhe ushtrisë Serbe, gjendja ishte e rendë hasëm në Autobusa që milicët serbë i kishin nxjerrë  djemtë dhe burrat shqiptarë nga ta dhe i kishin keqtrajtu rëndë me pretekst se po shkojnë më luftuar për kroatët.

Aty pas një kontrolle të rrept ne dokumentuam se po shkojmë në Velenje që ishin më punë atje dhe unë u thash se po shkoj në vizitë të dy ushtarëve shqiptarë më emër dhe mbiemër njëri në Postonjë e tjetri në Shkofiallokë të Sllovenisë dhe na liruan të udhtojmë më tej. Gjatë rrugës me të vërtetë hasëm në vullnetarë shqiptarë në anën e Kroatëve.

Pas një rruge tepër të lodhshme dhe më rreziqe arritëm në Velenje. Pasi  pushuam nja dy ditë shkuam më dy vetura në Kllagenfurt të Austrisë në veturen time isha unë më Fazliun dhe një slloven, me veturen e tij (opell Rekord) me Fatmirin. Fatmiri me Ssllovenin kishin marrë disa pushkë gjuetie gjysëm automatike diku 16 -17 copa dhe u nisëm në dy kufi të ndarë për Velenje, në kufi të dy palët hasëm në kontrollë të rrept ku dhe njëri nga policët harroi kapelen në veturen time, ndërsa sllovenit iu gjetën armët. Slloveni u arrestu dhe vetura iu konfisku, në ketë rast Fatmiri ka dalë këmbë në kufi, si kompenzim sllovenit i dhash veturën time.

Pas gjithë kësaj historie më mbët ta kryej dhe premtimin që i u kisha dhënë për t’i vizituar bijtë e këtyre dy familjeve që ishin ushtarë në Slloveni. Ndërkohë njëri nga ta veç ishte larguar nga Ushtria .Tani mua dhe Fazli Hajdarin na dërgoi në Postonje (120KM) ky djali i mikut tim Omer Ademaj një burr nga Zhuri, shok i Fazliut dhe i Afrim Halitit. Pasi mbërritëm në kazermë u identifikuam në bazë të letënjoftimit dhe kerkuam personin në fjalë, pas pak erdhen miku më një shok të vet nën shoqërimin e një Oficeri .U përshëndetëm në mes veti dhe hasem në një pritijë të ngrohtë nga Oficeri ushtarak. Në një moment largimi të Oficerit i u drejtova mikut në fjalë që kjo vlente dhe për shokun e tij që mund të ju presim diku në afërsi të kazermës dhe të ju marrim më vete, pa marr parasysh rrezikun, miku m’u drejtu në një moment më të përshtatshem.

Atëherë i dhash numrin e telefonit që në rast largimit nga ushtria të më thërras ndërkohë erdhë dhe Oficeri që u përshëndetëm dhe u kthyem për në Velenje. Pas dy, trë ditëve shkuam për vizitë te Enver Hajdari që posa ish kthy nga Kosova, shoqja e Enverit m’u drejtua me mirëseardhje njëhërit më thotë se dikush ka ik nga ushtria dhe ty po të kerkon, dhe se thërret prap, nderkohë dhe thirri në telefon kish qenë miku, më trgon se jam në Stacionin Hekurudhor Celje, shkuam me Fazliun dhe i marrim i shin shumë të lodhur sa më kujtohet një natë kishin fjet te një slloven dhe i u kishte dhënë do rroba civile dhe ua ka nxjerrë biletat deri në Celje. Shkuam bashkë te Afrim Hliti, ku Afrimi erdh me ne për t’i dërgua këta djemtë te një shok i tij për të qëndruar do ditë sa të bënim një hall për ta. Pra në Sllovenska  Knjicë te Zeqë Bytyqi nga Suhareka.

Kështu të nesërmen që ishte ditë e premte shkuam së bashku me Afrim Halitin në Sllovenska Knjicë ku i marrim këta djemtë me ne. Erdhë edhe Zeqë Bytyqi, shkuam në komunë për të nxjerrë leje udhtimi. Pasi që Zeqa i kishte ndërtu shtëpinë krytarit të komunës s‘bashku me Afrimin. Kryetari na priti mirë na dërgoi me një puntorë në gjendjen civile ku unë dhe Afrimi firmosëm dhe garantuam për identitetin e tyre kështu që të marten mbetën për t’i marr Pasaportat në një ekstrem të shpejtë, pra ishte urdhër i kryetarit të komunes .

Të martën shkuam prap më Afrimin për t’u përshendetë dhe për të pa mos ka ndonjë komlikim ndërkohë Baba i këtij tipit nga Peja ishte ardhë nga Gjermania i kishte marrë këta tipat dhe kishte shku pa u përshëndetë tani  pyeta vetën  se djemtë e rijë ishin po ky burri sa vjeç ishtë???

Dhe asnjëherë tjetër s’u lajmëruan jo për mua, por për këta burra që më bënë një nderë të madh.

Si erdhën deri të granatat e dorës dhe armët automatike në Slloveni – dedikim për Kosovën

Pasi që armët na u konfiskuan në kufirin Austri-Slloveni, unë isha i vendosur që ta bëjë përpjekjen e radhës për të ardhë deri te armët e gjata, ashtu që në bisedë më Fazliun dhe Fatmirin për këtë ram dakort, sepse këto armë na duheshin në Kosovë (armët e vogla ishte shumë më lehtë për transport dhe se në një udhtim për në Kosovë mundeshim pes herë me pru më shumë se sa armë të gjata).

Tani vëndosa të kthehem në Kosovë për të huazuar  të holla për t’u kthyer prap në Slloveni. Këtë radhë u nisem më Enver Hajdarin më një veturë Opell Snator që kishem më vete një Vinqesterk dhe dy pistole TT. Pas një rruge të mundimshme mbërritem në Kosovë. Pasi që Enverit i dulen ca punë unë vendosa të kthehëm vetëm në Slloveni. Kështu që i huazova te një shok 6000DM për t’ia kthye 7000DM edhe pse shoku im se kërkoi këtë (të hollat i mora me afat më të gjatë).

U nisa më autobus nga Mitrovica për Mal të Zi e në Sarajevë. Nga aty në Zagreb. Ishte një rrugë e mundimshme  plotë ndalesa nga milicia serbe dhe me rrezik të madh.

Në Zagreb më pritën Fazli Hajdari më Fatmir Vidishiqin dhe vazhduam për në Velenje. Gjatë rrugës më treguan se Gjykata Sllovene i kishte kthyer  Veturën Sllovenit nën pretekst se armët ishin tranzit në territorin slloven dhe slloveni kishte kthyer veturën time. Pas një dite shkova për vizitë te Hashim Haliti (Thaqi) si gjithnjë kaluam mirë në bisedë e sipër i drejtohem; dajë na duhën granata dore, po ma kthej, më duket se një oficer slloven i ka, mirë i thash kontakto më sllovenin dhe më kthe përgjigje.

Hashimi kreu porosin që i kisha dhënë, më kontaktoi në telefon dhe më thotë që malli është për 108 copë 6000dm. Të nesërmen i dërgova të hollat dhe po atë ditë në mbrëmje të vonë i morëm granatat e dorës dhe i sollëm në Velenje në një vend të sigurt.

Granatatë ishinë M-75 Jugosllav të mbyllura më dy kapak plastike të fortë me burme, për shkak të volumit ne i hoqëm nga kapakët dhe ne i lam në një vend të sigurt .

Çdo granat kishte në veti 3000 saqme çeliku (2,4-2,9) mm dhe mbështjellje nga çeliku me siguresë (shih vikipedinë) me diametër veprimi  30-54 m, varësisht nga tereni.

Lufta në Kroaci u bënte gjithnjë e më intenzive u përhap gati në tërë teritorin kroat me tendencë të përhapjes dhe në Bosnje. Ishte kaos i vërtetë prandaj edhe transporti i granatave të dorës për në Kosovë për momentin ishte i vështirë kështu që unë vazhdova të qëndroj në Slloveni deri në  transportin e granatave të dorës për në Kosovë dhe në kerkim të pushkëve Automatike gjë që ishte dhe qëllim kryesor i Imi.

Në vazhdim mund të lexoni se si erdhën deri te pushkët automatike?

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat