Jep dorëheqje Daut Haradinaj

Aktuale

Jep dorëheqje Daut Haradinaj

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:13
Daut Haradinaj

Ish – kandidati i AAK-së për të parin e Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e asamblesë komunale, duke ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Haradinaj tha se ai dhe lista e tij në garë kanë hyrë për të vetmin parim, ndryshimin, duke shtuar se të njëjtin do ta vazhdojnë ta përkrahin.

‘Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi’, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim.

Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.

Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Suksese e ju priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat