“Kemi mbetur pa kryetar”, Shpend Ahmetit i kërkohet kthimi si kryetar Komune

Aktuale

“Kemi mbetur pa kryetar”, Shpend Ahmetit i kërkohet kthimi si kryetar Komune

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:22
Shpend Ahmeti

Reshjet e borës tash e dy ditë kanë filluar të bien në shumë qytete të Kosovës. E këto reshje përsëri i zunë të papërgatitura autoritetet komunale dhe kompanitë të cilat merren më pastrimin e rrugëve.

Mospastrimi i rrugëve në shumë zona të Kosovës po ashtu edhe të kryeqytetit ka shkaktuar probleme të shumta në trafikun rrugor.

E si gjithmonë në raste të tilla qytetarët fillojnë të ankohen te njerëzit kompetent.

Një gjë të tillë e ka bërë mbrëmë edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka ironizuar me situatën në teren.

“S’jom mo! Mos më shkruani për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve dhe me komunën!”, ka shkruar Ahmeti në postim në Twitter.

Pas këtij postimi të shumta kanë qenë edhe reagimet e qytetarëve, të cilët kanë dëshiruar kthimin e tij.

“Ktheu more në detyrë se kemi mbet pa kryetar”, ka shkruar një ndjekës i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat