Ish-ministri Çeku: Shtrenjtimi i rrymës godet 200 mijë konsumatorë në Kosovë

Aktuale

Ish-ministri Çeku: Shtrenjtimi i rrymës godet 200 mijë konsumatorë në Kosovë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:27
Ethem Çeku

Ish-ministri i Energjetikës dhe Minierave, Ethem Çeku, thotë se vendimi për ta shtrenjtuar energjinë elektrike në Kosovë do t’í godas 200 mijë konsumatorë.

Sipas tij, përkundër që situata energjetike në vend është e rënduar, problemi nuk mund të zgjidhet nëpërmjet subvencioneve qeveritare, siç ndodhi një ditë më parë me ndarjen e 75 milionë eurove.

“Është një situatë e vështirë. Dy palët janë në vështirësi, si Qeveria ashtu edhe qytetarët. Një pjesë e qytetarëve janë në pozitë të vështirë, pasi që shtrenjtimi i rrymës i prekë 200 mijë konsumatorë”, ka pohuar Çeku.

Ai nuk pajtohet as me vendimin e Qeverisë “Kurti” që ta subvencionojë importin e rrymës me 75 milionë euro, pasi që, sipas tij, këto janë masa të përkohshme.

“Nuk zgjidhet problemi duke ndarë mjete ad-hock. Nuk zgjidhet problemi se sa herë bie ndonjë bllok i Kosovës A apo i Kosovës B të ndahen mjete financiare. Këto janë masa të përkohshme dhe të gabuarav”, u shpreh Çeku.

Ish-ministri i Energjetikës ka rekomanduar se për të dalë nga kjo situatë duhet që të ndërtohen termocentrale të reja

“Kosova duhet ta hartojë planin për ndërtimin e blloqeve të reja, duhet të shohë bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare në sektorin e energjetik, duhet ta liberalizojë tregun, ta kyçë  sektorin privat në fushën e energjisë, t’i hapë dyert investimeve të huaja”, ka potencuar ai.

Çeku ka shtuar se nëse Qeveria nuk merrë hapa të shpejt në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, kriza do të rritet edhe më shumë, pasi që, sipas tij, blloqet ekzistuese janë mbi 60 vjetë të vjetra dhe nuk mund të prodhojnë rrymë.

“Kjo krizë nuk ka me u zvogëluar, por ka me u rritë, pasi që blloqet janë të vjetra dhe nuk e durojnë më. Ose duhet të ndërtojmë blloqe të reja, ose të kthehet një rehabilitim i thellë i blloqeve që të mund të jenë prodhuese deri sa të zhvillohen energjitë alternative, të cilat në Kosovë janë të pakta. Ndërprerja e projekti Kosova C ka qenë gabimi më i rëndë që është bërë për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat