Maraj: LDK e Rugovës u formua nëpër shumë pengesa qoftë nga Serbia dhe Rusia

Aktuale

Maraj: LDK e Rugovës u formua nëpër shumë pengesa qoftë nga Serbia dhe Rusia

Nga: H.O. Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:24
Njohësi i çështjeve politike, Milazim Maraj

Pak ditë më parë, Presidenti historik, Ibrahim Rugova kishte përvjetorin e 16 të vdekjes së tij. Atë e kujtuan miqë e bashkëpunëtorë të tij për veprat dhe të bëmat e tij. Njëri ndër ta, ishte edhe njohësi i çështjeve politike Milazim Maraj. Ai duke treguar historikun e vështirë se në të cilat u krijua partia e parë LDK, nga Presidenti Rugova, thotë se Lidhja Demokratike u formua nëpër shumë pengesa qoftë nga Serbia dhe Rusia pas refuzimit të presidentit për ta takuar misionarin rus Vitali Çurkin.

“Por këto pengesa u rënduan kur filluan të dalin edhe nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Propozimet e personaliteteve të larta të Shqipërisë që të marrim pjesë në zgjedhjet e Serbisë për të fituar 30%  të votave. Pastaj marrëveshja e Kretës Nano – Millosheviq. Amortizimin e tyre e arritëm vetëm qëndrimin e patriotik të pa lëkundur të  Presidentit Rugova dhe kryesisë së LDK. Në këtë fazë të themelimit të LDK-së, filloj edhe organizimi i mbrojtjes së Kosovës. Fillimisht në Podujevë në muaj Korrik- Gusht 1990 dhe pastaj në terë Kosovën. Këshilli i informimit të LDK kishte kapacitet të madh në tërë vendin. Kurthet për politike për  pluralizmin e rrejshëm  Jugosllav u kaluan në takimin që e kishin përfaqësuesit e Pluralizmit Jugosllav në Hotel Grand në Prishtinë. Presidenti Rugova refuzoj UJDI-n si pluralizëm. Mbajtja e referendumit, dhe e zgjedhjeve të lira u kundërshtua nga disa intelektual që nuk ishin të gatshëm të merrnin për sipër këtë barrë por edhe nuk ishin të gatshëm të pranonin Dr. Ibrahim Rugovën për të parin e vendit”, thotë profesor Maraj.

 Ai thotë tutje, se pas zgjedhjeve të para u formua Qeveria e Kosovës, në pjesë jashtë vendit dhe pjesa tjetër e pa publikuar në Kosovë. 

“Tani filluan edhe disa parti ilegale shqiptare të cilat shpesh herë me veprimet e tyre binin në vijë të drejt më interesat serbe. Bardhyl Mahmuti që jetonte në Zvicër shkruante në gazetë: “Le të tregojë Rexhep Gjergji është apo nuk është Ministër i Brendshëm”. Të deklarohet Anton Kolaj nëse është apo nuk është Minister i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. ”Pengesat e rënda filluan në Qeverinë Bukoshi në vitin 1993/94. Ky ishte momenti më i dhimbshëm por që nuk arriti Serbia ta materializoj më ndonjë konflikt në mes të shqiptarëve falë Ibrahim Rugovës dhe kryesisë së LDK në atë kohë. Kjo ishte pykë në Mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Struktura e formuar që ishte e gatshme për të vepruar menjëherë pas armatosjes u shkatërrua nga Kryeministri i vendit. Ishte fillimi përçarjes dhe zanafilla e krijimit të Shtabit të “Rognerit”, vlerëson ai.

Maraj thotë poashtu se, në këtë kohë u formua edhe Fondi “Vendlindja thërret” fond krejtësisht i pa kontrollueshëm.

“Ky fond dhe lejimi i financave nga fondi i Qeverisë së Kosovës “Bukoshit” destabilizoj organet legjitime që kishin punuar dhe që nga viti 1990 dhe në të gjitha fazat e zhvillimit të luftës. Sjelljet brutale më këtë fond nga Bujar Bukoshi filluan të bëheshin të zakonshme, ndali shpenzimet e telefonave në Prishtinë, shpenzimet e rrugës për udhëtimet e Presidentit jashtë vendit  ishin ndërprerë, faktorizoj njerëz që nuk kishin orientim për çlirimin e Kosovës, u ndalen financat Adem Jasharit dhe Grupit të Dukagjinit. U penguan Brigadat institucionale 131 dhe 134 etj, që ishin të vendosura profesionalisht në Jasiq, Gjocaj dhe Junik dhe në Prapaçan e deri në Loxhë. Përsëri konflikti në mes të shqiptarëve u evitua fal vizionit të Salih Çekaj dhe oficerëve dhe  bashkëluftëtarëve të tij vizionar, profesionalist që kishin qëllimin e çartë pse janë aty”, rrëfen Maraj.

 Ai tregon më tutje se armatimi dhe furnizimi i këtyre brigadave u ndal. Kjo gjendje tregonte së këta njerëz nuk kishin synim çlirimin e Kosovës por pasurimin e grupit në Rogner.

Luftëtaret u detyruan të kthehen për në Shqipëri. Pas lufta filloj më inate, urrejtje në mes veti sa që të dukeshin shumë të pa kuptimtë njerëzit me të cilët kishim punuar bashkë. Ndjenja kishte dominuar mbi arsyen kudo në çdo gjë. Kosova tani më shumë i përngjante Shqipërisë së viteve 1996/97 se Kosovës kur bukën e ditës e ndanim bashkë. LDK para tre katër muajve ishte partia që përgjigjej për çdo gjë tani propagandohej si diçka shumë e keqe. Dukej sikur çdo gjë kishte humbur kuptimin. Këta njerëz që krijuan këtë gjendje pa sigurie në Kosovën e lirë hapnin defetizëm, frikë dhe pa kënaqësi. Shantazhet, kërcënimet, ofendimet u bënë tituj nëpër gazeta që quheshin të guximshme, të pavarura etj. KFORI, UNMIK, shoqata humanitare dhe misionar që e kishin njohur mirë Kosovën së paku dhjet vite më parë tani befasoheshin më këtë gjendje”, tregon Maraj.

Ai tutje përmend edhe rastin e shpërthimit në vitin 2004. Ai tregon në detaje këtë rast ku edhe vetë ishte i pranishëm. 

“Atë ditë po ktheheshim nga një protestë që kishte organizuar LDK në Prishtinë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Kur po kthehem diku afër Kievës më telefonoj kryetari i Komunës tani i ndjerë Fadil Ferataj. I tregova ku jam dhe me tha unë kerrin e lash të shtëpia e kulturës në Istog.  E kanë bllokuar Komunën. Rrugës me telefonoj Gani Ahmetgjekaj nga DKA, në Istog, dhe me tha I.B. po kërkon të i lëshojmë nxënësit nga Gjimnazi. Mbërrimë ne Istog dhe në dy vende nuk lejohej të kalohej. Dola të Sheshi i Gjakut edhe aty rruga ishte e zënë. Kishin qit disa shtylla elektrike në rrugë. Parkova kerrin para atyre shtyllave dhe shkova në Komunë ku ishin mbledh në zyrën e krye shefit të gjithë anëtaret e kryesisë dhe drejtoret e drejtorateve. Pas një bisede mësuam që KFORI kishte thënë a mund të i hiqni ju vet barrikadat. Unë i thash ata po kërkojnë të i heqim ne. Unë po shkoj me i heq. Disa nga kolegët më tha që të mos ngutëm por unë dola. Me mua erdhën bashkë udhëtaret e mi më të cilët ishim në Prishtinë, Valdet Fetahaj, Haki Maraj, Danaj dhe nga komuna erdhi edhe Haki  Zeqiraj. Hapa kerrin dhe ju thash hiqni shtyllat. Njëri nga grupi që i kishin qit shtyllat me tha : o Milazim na po kujtojmë që po bëjmë mirë. Jo kjo është shumë keq, kur të kuptoni kush i ka organizua do të pendoheni shumë. Ndërsa një polic i Kosovës i cili F. D. që po qëndronte në turmë afër barrikadës më tha : “Milazim lë të dihet që ti i hape barrikadat” po ti je në mbrojtje të këtyre barrikadave? Jo na jemi vetëm për të penguar ndonjë ekses. Hapëm barrikadën edhe në kodër të Mullinjve. Edhe në këtë barrikadë kishte mbërri polici F.D. ai përsëriti  të njëjtën fjalë. Ndërsa K. M. me tha na po kujtojmë që po bëjmë mirë o burrë. Jo, jo, i thashë: kjo është shumë keq për ne dhe krejt Kosovën. Hapen barrikadën, në anën tjetër ishin autobusët që kishin ardhur për të i marrë nxënësit. I thash pronarit të autobusëve që të kaloj dhe të i marrin nxënësit, ndërsa Ganiut i kisha thënë që të mos i lëshoj nxënësit deri sa të mbërrijnë autobusët. Nga minareja e Xhamisë dikush urdhëronte më altoparlant “Askush të mos i hap barrikadat pa vendimin e këshillit organizativ”, rrëfen ai.

Ai thotë tutje se, kjo gjendje vazhdoj për disa ditë në komunat tjera dhe ishin shumë të vazhda. Te gjithë propagandën rrejshëm serbe e vërtetuan këta njerëz për këtë dyndje të pa kuptim dhe mjaftë vetëvrasëse.

“Kjo ngjarje e kthej Kosovën për dhjetë vite pas. Tani viktimat e deri sotme dolën kriminelë, që prishin kisha, varreza, nuk njohin institucionet e veta as protektoratin që kishte ardhur si fazë tranzicioni si që e kishte kërkuar Presidenti Rugova. Të gjitha raportet tani ndërruan. Kosova humbi plotë 23 vite të zhvillimit dhe transformimit të saj. Nga një vend që njerëzit vinin nga katër e botës për të luftuar  për lirinë e vendit të vet tani; pa luftë ikin nga vendi i kudo nëpër botë”, thotë Milazim Maraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat