​Fitnete Ramosaj kujtohet në trevjetorin e vdekjes

Aktuale

​Fitnete Ramosaj kujtohet në trevjetorin e vdekjes

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:21
​Fitnete Ramosaj

Një mendje e mprehtë, atdhetare e luftëtare e qëndrueshme në mbrojtje të kombit, por edhe shkruese e historisë, dhe prezantuese e krimeve e gjenocidit serbë kundër shqiptarëve në shekujt.

Kështu ka shkruar ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani në tre vjetorin e vdekjes së aktivistes së lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, Fetnete Ramosaj, e cila ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, por edhe ka raportuar për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës "KosovaPress".

“Një vdekje e hershme, një humbje e madhe për shkencën, historiografin, për luftën dhe mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në çdo tryezë Kombëtare e Ndërkombëtare. Vdekja të morri herët, por veprat tua do ta mundin harresën dhe t’i do jesh prezent me fjalën tënde e gjallë në çdo debat mbi vlerat e kombit tonë dhe të luftës së UÇK-së. Shumë akademik tanë do ta kishin lakmi, dijen e inteligjencën e interpretimit të fakteve historike dhe me jetën tënde të bujshme e të shkurt, i le pa fjalë. Shumë gazetare e institute thirren në burimet shkencore tuat. Vepra jote është ajo që ty të mban mes nesh të gjallë. Je pishtare e të vërtetës dhe lirisë që gëzojmë. Përjetësisht respekt. Lavdi veprues së heroinës Fitnete Ramosaj”, ka shkruar ai.

Përndryshe, nesër bëhet tri vjet nga vdekja e aktivistes së lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, Fetnete Ramosaj.

Ramosja tërë jetën qëndroi e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në veprim për lirinë e atdheut.

Fitnete Ramosaj, u lind më 1972, në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Deçan. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, fakultetin dhe studimet pasuniversitare në Prishtinë.

Ka magjistruar në shkencat e sigurisë. Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.

Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës "KosovaPress", Radion "Kosova e Lirë", Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj.

Ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve "Zëri i Amerikës", "Deutsche Ëelle", "BBC" dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë.

Ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës "Zgjimi", Deçan (1991-1997); bashkëpunëtore dhe anëtare e redaksisë së gazetës "Zëri i Kosovës", Zvicër/Prishtinë (1995-2001); bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës së parë ushtarake në Kosovë "Ardhmëria" - Organ i Zonës së Tretë të Mbrojtjes (1999-2001); redaktore në gazetën javore "Fokus", Prishtinë (2003-2007), etj.

Është autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej; recensuese, lektore dhe redaktore e disa librave publicistikë, historikë e të çështjeve të sigurisë; pjesëmarrëse me kumtesa shkencore në disa simpoziume e konferenca shkencore ndërkombëtare, etj.

Është autore e librave:

DEÇANI (Monografi), në bashkautorësi me Faton Mehmetaj, botoi "Zgjimi", Deçan, nëntor 1997, 528 f."Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI - Me fakte kundër shpifjeve" / "Serbian crimes in Kosova - ËITHOUT APOLOGY - Facts Against Defamations" (Vëllimi i Parë, shqip/anglisht), botoi "Fokusi", Prishtinë, 2005. Ribotuar në të njëjtin vit në 10 mijë kopje, 350 f."Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve", (Vëllimi i Dytë), botoi "Anatema", Prishtinë, 2008, 442 f."Serbian crimes in Kosova – ëithout Apology – Facts Against Defamations", (The Second Volume), botoi "Anatema", Prishtinë, 2008, 446 f. "Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë", botoi ISGJS, Prishtinë, 2013, 183 f."Serbian extremist organizations in Kosova", botoi ISGJS, Prishtinë, 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat