Berlin-Washington, shtohet vëmendja për Ballkanin perëndimor

Aktuale

Berlin-Washington, shtohet vëmendja për Ballkanin perëndimor

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:33
Foto: Bundesregierung/ Steffen Kugle/

Brenda disa javësh, në Ballkanin Perëndimor dhe rreth tij, pati lëvizje të mëdha politike. Vizitat e zyrtarëve të lartë perëndimorë u shtuan e ato të liderëve rajonalë drejt perëndimit u shpeshtuan. Ndërkohë, edhe brenda vetë shteteve të rajonit, ka ndryshime të dukshme. Agresioni rus mbi Ukrainë, paradoksalisht i ka përshpejtuar lëvizjet në këtë pjesë të parehatuar të Evropës, shkruan rtk transmeton Bota sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt SHBA-së, për vizitë zyrtare. Kryeministria njoftoi se atje do të ketë takime të shumta. Megjithatë, kësaj vizite, i kanë paraprirë shumë të tjera, kur zyrtarë amerikanë e evropianë, erdhën në Kosovë e rajon, por edhe vetë kryeministri pati në vende të tjera.

Nga 11 marsi i e deri me 5 maj, afërsisht brenda harkut kohor prej një muaji  e gjysmë,  rajoni ka pasur zhvillime e vizita të shumta. Edhe mesazhet që u dhanë ishin të qarta.

Me 11 mars në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare, ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Për ne nuk ka më  pikëpyetje dhe na duhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, tha ajo në Prishtinë.

Interesimi i perëndimit për Kosovën e rajonin vazhdoi me ardhjen e tre senatorëve amerikanë. Jeanne Shaheen, Chris Murphy e Thom Tillis. Ata vizituan të gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, që edhe pse në mënyra të ndryshme, kanë qëllim të njëjtë-të bëhen pjesë e BE-së.

 Mesazhet  e senatorëve nga kampi demokrat e republikan në Prishtinë, ishin të qarta.

"Mezi presim të mbështesim aspiratat tuaja për të qenë pjesë e NATO-s”, tha senatorja Shanheen në Prishtinë. 

“Themelet për njohje janë, por u takon palëve në dialog t’i zbatojnë ato”, tha senatori Murphy në Beograd, para se të vinin në Kosovë, kur foli për dialogun Kosovë-Serbi. Ata vizituan edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e Bosnje e Hercegovinën. Për këtë të fundit, kur më vonë raportuan në Komisonin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, thanë se është si mos më keq. Me korrupsion e etnikisht shumë vend fragjil.

Tre ditë më vonë, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, vizitat në gjashtë shtetet e Ballkanit perëndimor i nisi me Kosovën."Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe t'i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme”, ta Donfried në Prishtinë.

Pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit të ish Sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright ishte mundësi tjetër për takime me zyrtarët e lartë amerikanë.

Ndërkohë, në Berlin të Gjermanisë, ishte përgatitur takimi ku me ftesë të kancelarit Olaf Szholz, atje qëndruan kryeministri Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në takime të ndara,Scholz mbajti edhe konferencë për media.

Takimet në Berlin vazhduan edhe me një darkë joformale mes Kurtit e Vuçiq, me praninë e Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Scholz tha se i kërkuar Kurtit që të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut, sepse prej një marrëveshjeje mes të dy vendeve do të përfitonte i gjithë Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë, në Prishtinë, zbriti ministra e mbrojtjes e Gjermanisë. Ministrja Christine Lambrecht tha se është e vetëdijshme për synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO, dhe edhe në këtë rrugëtim do ta mbështesë, ndonëse ka shumë pengesa.

Në anën tjetër, edhe në rajon ka zhvillime të tjera. Shenjat e para se tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçqi po tenton të ndryshojë kursin e politikës, duke iu shmangur Rusisë, janë evidente.

Deklarimet e  tij se ato çfarë ka thënë presidenti rus, Vadimir Putin në lidhje me dy rajonet separatiste në Ukrainë dhe Kosovën, janë të dëmshme për serbisë, është një prej këtyre efekteve.

Por jo vetëm kaq. Papritur, Dragan Shormaz, anëtari i kryesor i Partisë Progresive Serbe (SNS), parti kjo e Vuçiqit,  deklaroi se pjesëtarët e formacionit paraushtarak rus "Wagner" morën pjesë në demonstratat e verës së vitit 2020 në Beograd.

Shormaz theksoi se kjo tregon se "një numër i madh i diplomatëve në ambasadën ruse janë të përfshirë në veprim kundër interesave të Serbisë".

E në Mal të Zi, tashmë kryeministër është Dritan Abazoviq, shqiptari i cili ka vendosur që me përkrahjen e presidentit pro-perëndimor, Milo Gjukanoviq, ta rikthejë këtë shtet drejt integrimeve evropiane.

Në krejt këto zhvillime, janë mbajture dhe mjaft takime të tjera rajonale si në Greqi e vende të tjera, ku në fokus ishte situata në Ballkanin perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat