Pse presidentit të Serbisë, Vuçiqit po i mungon Hashim Thaçi?

Aktuale

Pse presidentit të Serbisë, Vuçiqit po i mungon Hashim Thaçi?

Nga: Idriz Morina Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:31
Sa ishte president Thaçi e dëgjonte Vuçiqin, si ta kishte shef të tij

Një retorikë habitëse po ndodhë, por jo e papritur për njohësit e zhvillimeve Serbi-Kosovë.

Presidenti i Serbisë ka filluar ta ndijë mungesën e Hashim Thaçit dhe sigurisht të vartësve të tij.

Në shumë lëvizje të politikës së Kosovës Serbia po ankohet, sigurisht duke e parë një rrjedhë përmbysëse, të politikave ku Serbia jo vetëm ishte partnere, por dominuese.

Vuçiqi po kërkon nja vartës, një skllav të tij

Hashim Thaçi i mungonte prej muajsh, por veçanërisht në tryezën në Berlin, ta kishte përballë, jo si një palë të barabartë, madje as si një partner, por si një vartës të tij, siç ishte mësuar për vite të tëra.

Aq sa më, shqiptarët në Kosovë nuk e dallonin në bisedimet në Bruksel, se cilat ishin projekte shqiptare, dhe cilat serbe. As kush po e udhëhiqte fatin e tyre!

Që nga takimi i fundit në Berlin, Vuçiqi, thuajse nuk ka ditë që nuk mundohet të sqarohet para opinionit serb dhe kundërshtarëve politik, dhe t’ua bëjë me dije, se pozicioni i Serbisë ka ndryshuar dhe është dobësuar, dhe se Perëndimi nuk do ta lejojë lojën serbe.

Po ashtu ai është ankuar se nuk ka më në Kosovë, një përkrahje apo një politikë, që ai mund ta dominotë, përkundrazi ka një politikë, që e deklason atë.

Dhe në këtë mes edhe pse nuk e thotë, aleat besnik i ka mbetur vetëm Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili nuk ka javë thuaja, që ai mos t’i dalë në mbrojtje Vuçiqit.

Aq sa bëri thirrje që shqiptarët në Kosovës të bëjnë paqe me Serbinë dhe ta harrojnë të shkuarën, pra edhe luftën e fundit, në të cilën Serbia kreu gjenocid dhe etnocid, ku përveç mbi 12 mijë viktimave, dëboi rreth një milion shqiptarë nga vendi.

Por, Rama thjesht a nuk po e vazhdon frymën e Thaçit, i cili kërkonte amnisti për serbët, madje e pat inicuar një ligj, për faljen e krimeve të serbëve, në emër të harresës kolektive.

Jehona e mesazheve 20 vjeçare

Ndoshta presidenti Rugova, e kishte shprehur më së miri dyshimin, dhe vlerësimin për rreziqet që na sjellin këta njerëz, si Thaçi dhe të tjerët rreth tij, që ishin të dyshuar për organizimin e vrasjeve politike.

Përveç se i cilësonte si sulme terroriste, ai i shihte si sulme ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Atëherë, ju mund të pyesni pse ndodhte kjo? Si mund të argumentonte ai, kur Kosova ende nuk ishte një shtet i njohur ndërkombëtarisht?

Çështja është se ai i lexonte mesazhet e veprimeve qartësisht, nëpërmjet një sistemi të ndërlikuar hetimi të dijeve, që i zotëronte, dhe nëpërmjet informacioneve që i kishte për një kohë të konsiderueshme.

Kështu që vrasja e atdhetarëve më të mëdhenj në luftë nga ata që nuk kishin zotësi për ta fituar asnjë betejë, vrasja e atdhetarëve pas luftës, që nuk ishin të gatshëm ta fitonin asnjë betejë zgjedhore politike, aq më tepër që të njëjtit nuk e kishin pranuar në vazhdimësi jetën politike, dhe as nuk i kishin respektuar institucionet e “Shtetit paralel”, nuk mund të kishin tjetër kualifikim nga Rugova, veçse se si “Vrasës së lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”!

Image
Presidenti Rugova dha mesazhe të qarta se nga kush kërcënohej shteti

Vendimet e tyre refuzuese ndaj Pavarësisë së Kosovës e arritën kulmin, kur erdhën në pushtet, dhe në vend të fuqizimit të sovranitetit dhe të integritetit të shtetit, ata vendosën, në kundërshtim të plotë me Vendimin e GJND-së për njohjen e legalitetit të Shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, ta kthejnë në bisedime, duke ju dhënë mundësi serbëve dhe aleatëve të tyre, që ta atakojnë, pikërisht sovranitetin e shtetit.

Hashim Thaçi pranoi bisedime pa kushte me Serbinë, duke e pasur në qendër të vëmendjes fatin dhe vullnetin e serbëve të Kosovës, dhe me këtë edhe qëllimet e institucioneve në Serbi.

Këto duket se ishin motivet politike që presidenti Rugova, në dy qeveritë e pas luftës, nuk lejoi në asnjë mënyrë që në krye të Qeverisë dhe as anëtar të saj të mos bëhej klika e Hashim Thaçit.

Kur u zgjodh herën e parë President pranoi që PDK-ja ta kishte kryeministrin, por assesi që atë post ta kishin Thaçi, Limaj dhe Krasniqi!

Në qeverinë e dytë, pranoi të bënte koalicion me AAK-në, vetëm e vetëm që të parandalonte tentativën e dytë të klikës së Thaçit të vinte në qeverinë e Kosovës!

Për ardhjen në pushtet në qeverisje, dhe më keq akoma në krye të shtetit të Thaçit, mbajnë përgjegjësi udhëheqësit e LDK-së pas Rugovës!

Po në këtë perspektivë duhet të shihen edhe relacionet që mban aktualisht LDK-ja dhe individ të saj, përballë klanit mbizotërues të Thaçit në PDK, edhe pse ai vet është në Hagë!

Image
Hashim Thaçi duke e dëgjuar si rob, Vladimir Putinin

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat