17-vjeçarja në Elbasan u gjet pa shenja jete në banesë, ky është reagimi i policisë

Shqipëria

17-vjeçarja në Elbasan u gjet pa shenja jete në banesë, ky është reagimi i policisë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një 17 vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në një banesë në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit ditën e djeshme.

Policia bën me dije se shtetasja Xh. M., 17 vjeçe, “dyshohet të jetë vetëvarur në kushte depresioni”.

Njoftimi:

Më datë 26.06.2022, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, është gjetur nga familjarët, në banesë, e vetëvaruar, pa shenja dhune, shtetasja Xh. M., 17 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet që kjo shtetase të jetë vetëvarur në kushte depresioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat