Eskalon debati në Kuvend, përplasje PDK-VV për veteranët - opozita lëshon sallën

Aktuale

Eskalon debati në Kuvend, përplasje PDK-VV për veteranët - opozita lëshon sallën

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 14:12 më 30.06.2022
Kuvendi i Kosovës

Kurti: Me këtë qeverisje të mirë në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë qeverisje të mirë që ka Kosova, qytetarët me qejf paguajnë taksa.

Teksa i është përgjigjur opozitës në seancën e sotme, e cila e akuzoi Kurtin se po flet veç për shifra, ai i pari i qeverisë më tej shtoi se në Kosovë jetohet me shumë dinjitet për shkak se ka politika sociale, dhe për shkak se ‘qeveria nuk vjedh si dikur’.

“Tema është sociale, po të ishte tema për zhvillim ekonomik, flasim edhe për tema zhvillimore. Jemi fokusuar për çështje sociale dhe për këtë po jap numra, jo për zhvillimin ekonomik. Asnjë e treta e mandatit, dhe janë mbi 570 milionë euro në pakon e ringjalljes. Ka rritje në Kosovë, dhe buxheti është diku 2.9 miliardë, krahasuar me dy vitet më herët, por kjo është temë tjetër. Nga opozita dëgjova vetëm një numër të përsëritur, 3 plus 3, po bëjnë 6, kaq është propozimi juaj.

Në fakt ministri Murati ua hapi udhën duke folur me shifrën që ju do të duhej ta kishit, por dukej se ishte e kotë, prapa nuk ka numra, vetëm 3 plus 3, një numër dy herë. Kur thua 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj të tjerë, kjo është një hamendësim, një përsiatje, me hamendësim s’bëhet qeverisja. Taksat mund të hiqen krejt, por mendoj se është gabim, është dëm. Unë e kuptoj nëse do të ishte dikush i brengosur për tatimet, nëse ki korrupsion në qeverisje, pra kur ka korrupsion në qeverisje, qytetarët thonë pse paguajmë taksa, por me këtë qeverisje të mirë që ekziston në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa. Pra, në Kosovë jetohet me shumë dinjitet edhe për shkak se ka politika sociale, por edhe për shkak se qeveria nuk vjedh si dikur”, tha Kurti.

Kadriaj i dërgon Muratit çipsa në formë ironie për deklaratat e tij

Po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për deklaratat e tij lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo i ka dërguar një dhuratë ministrit Murati, në formë ironie për deklaratat e tij.

​Abdixhiku-Kurtit: Politikisht je duke shkuar ku kam dëshirë me të pa, zgjate Zot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pasur kritika të ashpra për kryeministrin Albin Kurti. Në deklarimin e tij për rritjen e çmimeve të produkteve, ai ka theksuar se inflacioni në Kosovë ka shënuar rekord historik. Derisa ka kërkuar që qeveria të marrë masa në këtë situatë, Abdixhiku u shpreh se politikisht kryeministri është duke shkuar ku ai ka dëshirë ta shoh.

Gjatë debatit parlamentar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përsëritur kërkesën për heqjen e akcizës dhe TVSh-së, në mënyrë që të reduktohet çmimi i lëndës së parë.

Ai shtoi se shteti nuk mbahet me paranoja e lëmosha.

Abdixhiku: Ndoshta ndërrimi i kostumeve tuaja prej opozitës në pushtet iu bën që të mendoni që gjendja ka ndërruar dhe në vend

“Ndoshta ndërrimi i kostumeve tuaja prej opozitës në pushtet ju bën që të mendoni që gjendja ka ndërruar dhe në vend. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Ju nuk keni zhvillim ekonomik, Kosova nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk jeni në gjendje të ndërmerrni as edhe një masë, të përmendni as edhe një masë që dëshmon se ka ndryshim të zhvillimit ekonomik në Kosovë. Jeni në gjendje të përmendni politika sociale, por kështu do të bëheshit vendi i parë në botë që me politika sociale bën zhvillim”, ka thënë ai.

Në organin më të lartë legjislativ, ai u shpreh se Kosova së fundmi ka shënuar rekordin më të lartë historik të rritjes së inflacionit.

Abdixhiku: Inflacioni në Kosovë është 13 për qind

“Inflacioni në Kosovë është 13 për qind, brenda një viti, Albin 13 për qind. Rekordi më i lartë historik në Kosovë e që ta kuptojnë të gjithë, ky inflacion nuk vjen prej Albinit, vjen prej luftës së nisur prej Putinit. Por, çështja nuk është çfarë bën Putini, por çfarë bën Albini. Ne kemi punë me Albinin e jo me Putinin”, ka shtuar ai.

Derisa ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve, Abdixhiku ka përmendur 50 mijë eurot e deputetit të LVV-së.

Abdixhiku: E ato 50 mijë euro të atij baxhanakut sot bëjnë 40 mijë euro

“Me 13 për qind inflacion, ato 200 mijë kursime të ministres së Zhvillimit Ekonomik, sot bëjnë 170 mijë euro. E ato 50 mijë euro të atij baxhanakut sot bëjnë 40 mijë euro. Po unë problemin nuk e kam as për 170 mijë vlera të 200 mijëshit, e as për 40 mijë të 50 mijëshit, problemin e kam për ata njerëz që janë në kufinj të mbijetesës shoqërore. Dhe atyre duhet të ju flasim sot Albin”

Ai shtoi se Kosova po i humb katër vjet me qeverisjen e Albin Kurtit.

Abdixhiku: Politikisht je t’u shku ku kam qejf me të pa

“Politikisht je tu shkua ku kam qejf me të pa. Kjo është rruga që unë dua si kundërshtar politik me të pa që po shkon, veç vazhdo. Zgjate Zot...Mos-bërja Albin është njëjtë si korrupsioni, dyja të varfërojnë. Korrupsioni të vjedh e të bën të varfër, mos bërja të varfëron”, ka përfunduar ai.

​Murati: Nga politikat e propozuara nga opozita qytetari përfiton 16 euro e gjysmë në muaj

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se nga propozimet e opozitës si masë për ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, qytetarët mund të përfitojnë 49 euro e gjysmë për tre muaj, ndërsa ata kanë ndarë 100 euro për kategori të caktuara.

Ai këshilloi LDK-në që të kenë konsensus për atë që thonë si parti.

Murati: Të keni konsensus brenda jush

Janë marr vendime dhe janë buxhetuar 365 milionë euro masa deri tash për të mbështetu familjet në nevojë dhe qytetarët në përgjithësi për tejkalimin e krizës inflacionare. Kjo është e barabartë me 4.5% të GJDP-së janë marr masa. Të thuhet që është vendosur tavani, ejani tash uleni akcizës e derisa bashkëpartiakja juaj thotë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën unë kisha kërkuar nga ju që fillimisht si grup parlamentar të dakordoheni se cili është veprimi i duhur e cili jo. Pra, të ketë një konsensus brenda jush fillimisht”, theksoi ai.

Murati u shpreh se nga propozimet e opozitës qytetarët në muaj mund të përfitojnë vetëm 16 euro e gjysmë.

Murati: Nga politikat tuaja të propozuara qytetari mund të përfitoj vetëm 16 euro e gjysmë

“10 euro nga zbritja e TVSH-së për produktet bazë si dhe 6 euro e gjysmë nga zbritja e naftës do të përfitoni 16 euro e gjysmë në mua zbritje për një familje ku do të ishte përfitmit propozimi juaj është që kjo të zgjat 3 muaj nëse e shumëzojnë 16 euro e gjysmë me tre muaj përfitojnë 49 euro e gjysmë as 50 euro jo. Kjo është politika që e kemi para nesh sot 49 euro e gjysmë me i shpërnda tek familja mesatare ne i kemi dhënë 100 euro për studentët, pensionerët dhe të punësuar mesatarisht kanë përfituar 200 euro për familje në mesatare. Edhe po të zgjatej politika juaj edhe për 6 apo 12 muaj do të ishte më pak sesa që ne kemi dhënë këto janë shifrat, urdhëroni bëni shifrat”, theksoi Murati.

​“Harrojeni se mund të bëni ligj që iu cakton tregtarëve marzhën e fitimit”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Kosova nuk mund të prodhon mjaftueshëm asnjë produktw bazë. Pas propozimit të LVV-së për vendosjen e marzhës së fitimit, ajo ka thënë se kjo nuk mund të bëhet në ekonominë e tregut të lirë.

Gjatë debatit parlamentar për rritjen e çmimeve në produkteve esenciale, Bajrami ka theksuar se pushteti i tanishëm më parë kishte premtuar që të jetë afër qytetarëve.

Bajrami: Harrojeni se mund të bëni ligj që ju cakton tregtarëve marzhën e fitimit

Ne sot si Kosovë nuk e prodhojmë mjaftueshëm asnjë produkt bazë. Si qeveri e ekonomisë së tregut të lirë me Kushtetutën që e kemi me kapacitete e munguara prodhuese që i kemi ne mundemi me lëviz me politika tatimore, ne mundemi me ulë taksa, me ul tatime, me heq tatime me heqë akzicën për me iu dalë në ndihmë qytetarëve. Por, harrojeni se mund të bëni ligj me iu caktua tregtarëve në ekonominë e tregut të lirë, neni 10 i Kushtetutës e thotë ku oferta dhe kërkesa e cakton çmimin që ne mundemi me iu caktua njerëzve marzhën. Konkurrenca i bën çmimet, e iu Autoritetin e Konkurrencës nuk e keni funksionalizuar deri më tash”, tha ajo.

Më tej, ajo ka shtuar se fitimet në të hyra të përmendura nga pozita nuk përkojnë me rritje të vendeve të punës e as me investimeve të huaja.

Bajrami: Ne jemi ekonomi e tregut të lirë

Ne jemi ekonomi e tregut të lirë, e propozuat masën thatë që të hartohet një ligj për të caktuar marzhën e fitimit për produktet bazë. Kosova nuk prodhon sheqer, caktojeni marzhën prodhuesve të sheqerit, çfarë bëjnë tregtarët? Nuk importojnë sheqer. Dhe në Kosovë nuk prodhohet sheqer, a është masë kjo. Ndërkohë që masa që e kemi propozuar ne, kryeministri që konkurojke të bëhet kryeministër dhe thoshte që qumështi me qeverisjen e LVV-së ka me kushtuar më lirë. Sepse do e bëjë TVSh-në zero, a është kështu?”, ka shtuar ajo. 

Murati i kundërpërgjigjet opozitës: Nga heqja e akcizës e TVSH-së një familje do përfitonte 16 euro, ne ua dhamë nga 100 euro

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë të enjten se “nga politikat që po i kërkon opozita një familja përfiton 16 euro e 50 cent në muaj”.

“10 euro prej TVSH-së dhe 6 euro e 50 cent nga karburantët”, ka thënë Murati.

Ai i është referuar kërkesës për ta ulur TVSH-në për produktet ushqimore dhe akcizën.

“Ne i kemi dhënë nga 100 euro, pra duhet vite që këto politikat e juaja të propozuara të arrijnë efektin”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë se prej akcizës së naftës shteti ka përfituar 15 milionë euro më shumë.

Murati gjithashtu ka thënë se “opozita mund të mos i kenë informatat e nevojshme”.

Abdixhiku, Kurtit dhe VV-së: 50 mijë eurot e baxhanakut tash bëjnë 40 mijë euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik, siç po e promovon Qeveria Kurti. 

Ai tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë mirë gjendjen reale në Kosovë dhe të ndërmarrë masa. 

“Ju s’keni zhvillim ekonomik, s’jeni në gjendje të ndërmerrni as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim. Do të bëheshit vendi i parë që me politika sociale e rrisni zhvillimin ekonomik. Inflacioni është 13  përqind, Albin. Që ta kuptojnë gjithë, ky inflacion s’vjen prej Albinit, po vjen prej luftës së Putinit, por çështja s’është çka bën Putini, por Albini. Me 13 përqind inflacion, ato 200 mijë euro kursime sot bëjnë 170 mijë, 50 mijë eurot e baxhanakut tash bëjnë 40 mijë euro. Por, problemin e kam për ata njerëz që janë në kufirin e mbijetesës”.

Kryetari i LDK-së tha se ka dhënë propozime, por se Qeveria ka inat me propozuesin dhe jo me propozimin. 

Abdixhiku e ndan LVV-në në 4 grupe

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se njerëzit në politikë ndahen në katër grupe.

Në grupin e parë ka thënë se bëjnë pjesë njerëzit që “e dijnë që dijnë” dhe këtu ka përmendur Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për të cilin ka thënë se ka respekt.

“Unë besoj kështu që në politikë janë katër lloje të njerëzve. Edhe grupi i parë është i njerëzve që dijnë që dijnë. , pra janë kompetent. Kryetari i Kuvendit Konjufca që s’është këtu, unë e konsideroj si të tillë. Një njeri që e din që din, prandaj e respektoj”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shpjeguar edhe politikanët që, sipas tij, janë pjesë e grupit të dytë dhe të tretë. 

“Grupi i dytë i njerëzve janë i atyre që s’dijnë që dinë. Pra nuk janë të vetëdijshëm që dijnë, ata duhet me I inkuraju dhe grupi i tretë i njerëzve është i atyre që dijnë që s’dijnë, ia dijnë hallin vetes e s’flasin. As ata që dijnë që s’dijnë e as ata që s’dijnë që dijnë, e as ata që dijnë që s’dijnë s’janë të dëmshëm”, ka thënë Abdixhiku. 

Por, sipas tij, më të dëmshmit janë njerëzit që janë pjesë e grupit të katërt, për të cilët ka thënë se “s’dijnë që s’dijnë”.

Këtu e ka përmendur deputetin Armend Muja dhe Shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën.

“Të dëmshëm janë grupi i katërt, janë ata që s’dijnë që s’dijnë. Nuk janë të vetëdijshëm që s’po dijnë. Dhe këto argumente të Shefit të Grupit Parlamentar e kryetarit të Komisionit për Buxhet e Financa, janë të tilla. Pra, ata nuk e kuptojnë një gjë bazë që nafta është lëndë e parë”, ka deklaruar i pari i LDK’së.

Në fund i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, të cilit i tha se është duke shkuar rrugës që ai do ta sheh si kundërshtar politik.

​Mustafa: Qytetarët janë të zënë ngushët nga çmimet që po rriten çdo ditë

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka nisur debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret që po përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, debat ky i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se propozimi i këtij subjekti është i thjeshtë dhe kërkon reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në derivate, si dhe zgjerim të listës së produkteve me TVSH të reduktuar. 

Mustafa: Propozimi i LDK është mjaftë i thjesht dhe konkrete

“Propozimi i LDK është mjaftë i thjesht dhe konkrete kemi të bëjmë me dy masa konkrete, reduktimi i akcizës dhe TVSH-së në derivate për një periudhë 3 mujore me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj të tjerë sipas rrethanave në tregjet ndërkombëtare, si dhe të zgjerohet lista e produkteve me TVSH të reduktuar dhe këtu dua t’iu rikujtojmë qytetarëve duke përfshirë edhe Ministrinë e Financave që një gjë të tillë ia lejon ligji që me udhëzim adminsitrativ të zgjeroj këtë listë“, theksoi ai. 

Ngritja e çmimeve, deklarohet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se shtrenjtimi i çmimeve është i importuar.

“Në këtë situatë Ne si Qeveri s’kemi kontrolle”, ka thënë Kurti referuar“zhinxhirit të tregjeve ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se si si ekzekutiv janë përpjekur që të parandalojnë presionet inflacionare të brendshme.

Ka përmendur ndarjen e 100 milionë eurove për furnizim me energji elektrike, në kohën kur kishte reduktime të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat