KFOR: Kemi shtuar praninë dhe patrullimet në Jarinje dhe Brnjak

Aktuale

KFOR: Kemi shtuar praninë dhe patrullimet në Jarinje dhe Brnjak

Nga: F. B. Më: 20 gusht 2022 Në ora: 15:09
KFOR

KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e veta në kalimet administrative Jarinje dhe Brnjak dhe është i gatshëm të intervenoj nëse është nevojshme.

Në përgjigje në pyetjen nëse është e vërtetë se ushtarët amerikan në kuadër të NATO-së janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës, pas mossuksesit të raundit të fundit të dialogut në Bruksel, që ka publikuar agjencia AP, nga KFOR-i janë përgjigjur se është shtuar prania dhe patrullimet në kalimet kufitare në Bernjak dhe Jarinje “për të rritur ndërgjegjen për situatën”.

"Po ashtu janë shtuar aktivitetet e patrullimit në atë fushë”, thuhet në përgjigje.

Këto masa, si sqarohet janë ndërmarr ashtu që KFOR-i të mundësoj në rast nevoja të reagohet shpejtë në secilën sfidë të sigurisë.

Si përkujtohet, mandati o KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-së, që del nga rezoluta 1244 e KS të OKB-së nga viti 1999, është që të krijohet mjedis i sigurt dhe liri e lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

Për të kryer detyrat e veta KFOR-i ruan praninë dhe shkakësinë në terren dhe shton se:

"Do të dëshironim të bindim të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të veproj dhe intervenoj nëse ka nevojë” përfundon përgjigja e KFOR-it.

Edhe ditë më parë, në një kumtesë KFOR-i ka kumtuar se ka shtuar praninë dhe patrullimet në Jarinje dhe Brnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat