​Kuvendi i Kosovës synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

Aktuale

​Kuvendi i Kosovës synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 16:47
Foto nga takimi

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, deputetët e Kuvendit të Kosovës diskutuan me organizata të shoqërisë civile lidhur me ruajtjen dhe promovimin e parimeve të demokracisë. Në këtë tryezë u vlerësua roli i shoqërisë civile në shtet ndërtimin e Kosovës, derisa u shpreh se optimizmi për ta rritur tutje transparencën e parlamentit të Kosovës.

Deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë Parlamentare tha se kjo ditë Kuvendin e Kosovës e gjen të listuar më së miri në rajon sa i takon transparencës.

Lala: Parlamenti i Kosovës ka shënuar progres për transparencë

“Që nga viti 2009 me iniciativën e Institut Kombëtar Demokratik (NDI) shënon këtë ditë të rëndësishme dhe po ashtu promovimin vlerat e demokracisë duke sjellë qindra qytetarë për të ndërvepruar me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në një mori të aktiviteteve të shumta e duke angazhuar nxënës e të rritur në aktivitete të ndryshme kuize, pikturë, punëtori për demokraci... Studimet e fundit tregojnë që parlamenti i Kosovës ka progresuar shumë mirë në aspektin e hapjes nëse e krahasojmë me vendet në rajon dhe ka ndërmarr një mori hapash të cilat e bëjnë parlamentin më të hapur dhe transparent”, theksoi ai.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se janë të interesuar që sa më shumë ta rrisnin transparencën në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi: Kuvendi i Kosovës ka nxjerr dokumente që afirojmë kulturën e llogaridhënies

“Hapja dhe transparenca institucionale është shtyllë e ndërtimit të demokracisë duke mundësuar qytetarëve të fitojnë njohuri për përgjegjësit dhe detyrat e tyre institucione. Këto njohur i mundësojnë atyre pjesëmarrje në jetën politike në vendimmarrje efektive... Kuvendi i Kosovës ndër vite ka nxjerr një varg dokumentesh dhe ka ndërtuar instrumente të shumta të cilët afirmojnë mëtej kulturën e hapjes të llogaridhënës të Kuvendit, duke avancuar rolin përfaqësues të deputetëve dhe përmirësuar proceset e komunikimit me qytetarë. Krijimi i një kulture të tillë po arrihet nëpërmjet rritjes së besimit të qytetarëve ndaj Kuvendit duke ofruar informata të mjaftueshme, të qasshme dhe të lehta për të kuptuar procedurat që zhvillohen në Kuvend”, theksoi ai.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke shpresuar se do të vazhdojë që Kuvendit i Kosovës të jetë edhe më tutje transparent, tha se shoqëria civile ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës të forcojë demokracinë.

Deliu-Kodra: Shoqëria civile ka luajtur rol të madh në shtet-ndërtim të Kosovës

“Dua të vlerësoj progresin që është bërë ndër vite sepse Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të jetë derë e hapur për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe për mediat dhe unë dua të japim vlerësim edhe për administratën e Kuvendit që ka qenë gjithmonë shumë e hapur krahas qasjes së saj për të shërbyer që interesi publik të jetë tek mediat dhe dua të besoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdoj të jetë i qasshëm për informata të cilat janë të nevojshme për publikun... Kosova është me fat që ka një shoqëri civile e cila ka ndihmuar shtet-ndërtimit të saj dhe na ka ndihmuar neve si Kuvend që të forcojmë çdo ditë e më shumë demokracinë dhe t’i ndihmojmë që krahas rritjes së saj të jetë në ranglistën e shteteve që synojnë të bëjnë progres në demokratizimin e saj. Sa jemi demokratik mendoj se ka edhe shumë punë për të bërë si shtet që demokracia të jetë vlerë që i hap rrugë Kosovës në shtet-ndërtim”, theksoi deputetja e PDK-së.

Allen Meta nga Instituti D4D ngriti si shqetësim rritjen e çrregullimit të informatave apo edhe të lajmeve të rreme nga viti 2020.

Ai kërkoi ndihmë nga institucionet por edhe mediat e shoqëria civile për të luftuar këtë dukuri.

Meta: Nga 2020 ka pas rritje të çrregullimit të informacionit

“Në vazhdimësi që nga viti 2020 ka pas rritje të çrregullimit të informacionit sidomos në rrjete sociale dhe përmes portaleve të ndryshme. Ne si D4D çka kemi bërë pak a shumë prej hapjes së parë kur ka filluar, kur filloj rritja e madhe e prezencës së këtyre lajmeve kemi filluar me mediat dhe partitë politike e disa OJQ që kemi bërë bashkëpunim me shty këtë mundësinë që vullnetarisht qoftë partitë politike apo mediat me u zotua që nuk kanë me shpërndarë kontent që përmban një lloj të gjuhës së urrejtjes apo çrregullimit informativ çfarëdo lloj qoftë. Vetëm gjatë zgjedhjeve të kaluara ne kemi hasur vetëm gjatë periudhës zgjedhore mbi 210-220 si informacione që kanë ardhur nga partitë politike... Shpresoj që bashkërisht si shoqëri civile mediat dhe me ndihmën e institucioneve duhet me gjet modalitet që duhet të luftojnë detyrimisht këto fenomene që nga viti 2020 janë duke shënuar rritje”, u shpreh Meta.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Demokracisë sot është mbajtur edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër e aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat