Zemaj i përgjigjet akuzave se LDK është e përfshirë në grevë: Kurrë nuk jemi marrë me këso gjëra

Aktuale

Zemaj i përgjigjet akuzave se LDK është e përfshirë në grevë: Kurrë nuk jemi marrë me këso gjëra

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Ish ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për grevën që po mbahet nga 25 gushti nga BSPK.

Ai mohoi akuzat e VV-së se kanë gisht në grevën e SBASHK-ut.

“Unë po flas edhe në aspektin moral edhe politik, jo që nuk kemi gisht, por mund të them edhe në të kaluarën kurrë LDK nuk është marrë me kësi gjëra, kurrë, as nuk merret, as nuk do të merret në të ardhmen. Nuk e bëjmë këtë mënyrë të opozitarizmit, po ta dëshironim ne nuk do të kishim jep zgjidhje apo propozime shumë të sakta, koncize të elaborimit dhe zbërthimit të buxhetit, mënyrës së përkrahjes nga deputetët, minsitrat e financave edhe kryeministri, që ka qenë një adresë udhërrëfimi se si të dilet nga kjo situatë”, tha Zemaj.

Kurti të dielën grevistët i quajti “sindikalistë të PAN-it”, derisa nga partia në pushtet shumë herë ka pasur deklarime se SBASHK-u po përkrahet nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat