Vjen rryma në Trepçë, minatorët e ngujuar dalin nga miniera - kjo është gjendja e tyre

Aktuale

Vjen rryma në Trepçë, minatorët e ngujuar dalin nga miniera - kjo është gjendja e tyre

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:26 Përditësuar në ora: 15:26 më 27.09.2022
Trepça

Vjen rryma në Trepçë, minatorët e ngujuar dalin nga miniera - kjo është gjendja e tyre

Minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës shkaku i ndërprerjes së rrymës kanë nisur të dalin prej aty.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i Sinidikatës së Minatorëve, Gani Osmani.

Ai ka thënë se rryma ka ardhur dhe se për 15 minuta pritet të dalin nga miniera të 120 minatorët që kanë qenë të ngujuar.

“Ka ardh rryma. Kanë fillu me dalë. Për 15 minuta dalin të gjithë”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka folur rreth gjendjes së rreth 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar në Trepçë, shkaku i ndërprerjes së rrymës.

Abdurrahmani ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e mirë.

“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani. 

123 minatorë bllokohen në Minierën e Trepçës

123 minatorë kanë mbetur të bllokuar në Minierën e Trepçës. Shkak për këtë është bërë një problem me rrymën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka bërë të ditur për se të bllokuar kanë mbetur 123 punëtorë.

“123 veta janë Brenda. Ai është ndërrimi i parë e kanë nisur punën në orën 7, kanë pasur me dalë tash në orën 2. Pra, deri në orën 2 ata e kanë vazhdu punën normalisht. Tash janë duke punuar elektricistët me ndreq. Si të rregullohet për 10 minuta dalin”, ka thënë Osmani.

Më tutje ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një defekt të rrymës, për të cilin po punohet të rregullohet. Sipas tij, nëse prishja zgjat, atëherë mund të shfaqen probleme.

“Ndërrimi i parë ka qenë. Është defekt rryma dikund. Mjeshtrit janë duke punuar, shkaktari është veç rryma. Pa u rregullu rryma nuk munden me dalë. Për momentin nuk është rrezik, por me bo me zgjatë lodhen, untohen, ajri pastaj është problem”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat