Ministri Krasniqi takon qytetarët në veri të Mitrovicës – flasin për hallet e tyre

Aktuale

Ministri Krasniqi takon qytetarët në veri të Mitrovicës – flasin për hallet e tyre

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:58
Ministri Krasniqi takon qytetarët në veri të Mitrovicës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga Erden Atiq, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, kanë vizituar Mitrovicën Veriore.

Në lagjen e Doktorëve, lagjen e Boshnjakëve dhe lagjen Kroi i Vitakut, ata kanë takuar qytetarët me të cilët kanë diskutuar për problemet e tyre, sfidat e përditshme dhe mundësitë për mbështetje për të krijuar kushte më të mira dhe qasje më të lehtë në shërbime.

“Këtë pasdite, i shoqëruar nga Erden Atiq, këshilltar në MPB dhe Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, vizituam në Mitrovicën Veriore, Lagjen e Doktorëve, Lagjen e Boshnjakëve dhe Lagjen Kroi i Vitakut ku takuam qytetarët me të cilët diskutuam për problemet e tyre, sfidat e përditshme dhe mundësitë për mbështetje për të krijuar kushte më të mira dhe qasje më të lehtë në shërbime”, ka shkruar ministri Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat