​Krasniqi banorëve të Luginës: Deklaro përkatësinë tënde kombëtare, regjistrohu sot

Aktuale

​Krasniqi banorëve të Luginës: Deklaro përkatësinë tënde kombëtare, regjistrohu sot

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:39
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka ftuar banorët e Luginës së Preshevës që regjistrohen kudo ku jetojnë.

“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji’, ka shkruar ai.

“Jemi shumë - Jemi shqiptarë!

Deklaro përkatësinë tënde kombëtare - regjistrohu sot!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat