Ngjarja e rëndë në Pejë/ Ky është personi që vdiq pasi e zuri ashensori

Aktuale

Ngjarja e rëndë në Pejë/ Ky është personi që vdiq pasi e zuri ashensori

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:13
Ilustrim

Një person i moshës 54 vjeçare sot pasdite ka humbur jetën në Pejë, pasi të njëjtin e ka zënë ashensori i një ndërtese të banimit.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë Rugova.

Media raporton se se viktima është Deli Leka, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, afër gjimnazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat